QSUT, pas rreshjeve një ditë
pa ujë, shtyhen operacionet

QSUT, pas rreshjeve një ditë<br />pa ujë, shtyhen operacionet
Prej një dite Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza po vuan mungesën e ujit. Lajmin për kufizimin e furnizimit me ujë e konfirmojnë burime brenda QSUT-së të kontaktuar nga Shqiptarja.com. Të njëjtat burime konfirmojnë se nga depozitat e ujit është bërë e mundur që të përballohen urgjencat ndërsa përsa i përket operacioneve ato janë shtyrë deri në një zgjidhje të situatës. Ndërkohë ka reaguar Ministria e Shëndetësisë e cila ka shpërndarë një komunikatë për të sqaruar situatën.

Në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se problemet e furnizimit me ujë kanë ardhur si pasojë e defekteve në Ujësjellësin e Bovillës, pasi uji është turbulluar për shkak të shirave të rrëmbyeshëm të së dielës. Por pavarësisht kësaj, ministria sqaron se QSUT është furnizuar me ujë nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve me anë të boteve dhe se nuk ka patur ndërprerje të shërbimit ndaj pacientëve.

Sa i përket urgjenca kirurgjikale, Ministria e Shëndetësisë thotë se ato do të transferohen pranë spitalit "Shefqet Ndroqi" në kryeqytet, deri në normalizimin e furnizimit me ujë të QSUT-së.

Mungesa e ujit në QSUT është denoncuar edhe në rrjetet sociale nga qytetarë të ndryshëm.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…