Queen zbulon këngën e ‘harruar’ që do na ‘shërojë nostalgjinë’ me Freddie Mercury: Ishte në arkiv, do ta publikojmë shumë shpejt

Queen zbulon këngën e ‘harruar’ që do na ‘shërojë nostalgjinë’ me Freddie Mercury: Ishte në arkiv, do ta publikojmë shumë shpejt

Grupi ikonik 'Queen'

Grupi ikonik Queen publikoi një këngë të rizbuluar me Freddie Mercury, kënga e parë e re e grupit me vokalin e njohur të këngëtarit legjendar të ndjerë. Kitaristi Brian May dhe bateristi Roger Taylor fillimisht surprizuan fansave për ekzistencën e “Face It Alone” gjatë një interviste në verë. Kënga fillimisht u regjistrua në fund të viteve 1980 gjatë seancave për albumin “The Miracle” por nuk arriti të publikohej. Ekipi i prodhimit dhe arkivit të Queen e gjeti përsëri kur filluan të punonin për një ribotim të ardhshëm të albumit, që do të publikohej në nëntor.

“Ne e kishim harruar këtë këngë”, tha Taylor në një deklaratë. “Por ja ku ishte, kjo perlë e vogël. Është e mrekullueshme, një zbulim i vërtetë. Është një pjesë shumë pasionante.”

“The Miracle”, albumi i 13-të në studio i Queen, doli dy vjet përpara se Mercury të vdiste nga pneumonia e lidhur me SIDA-n në 1991.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt