Qukës-Qafë Plloçë, firmoset
marrëveshja për kredinë 

Qukës-Qafë Plloçë, firmoset<br />marrëveshja për kredinë 
TIRANE- Ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë tashmë do të bëhet realitet në saj të një fondi prej 25 milionë dollarë në formë marrëveshje huaje. Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Ministrisë së Financave nga ministri i Financave, z.Shkëlqim Cani dhe Z. Mohammed bin Sulaiman Al Arifi, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Projekteve në Fondin Saudit për Zhvillim (SFD).

Të pranishëm ishin zv/kryeministri, z.Niko Peleshi, ministri i Transporteve dhe i Infrastrukturës, z.Edmond Haxhinasto dhe përfaqësues nga Fondit Saudit.  Për ndërtimin e këtij projekti të rëndësishëm, me vlerë mbi 150 milionë dollarë, ka dhënë financim përmes kredisë edhe Banka Islamike për Zhvillim (IDB), rreth 125 milionë dollarë.

 “Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë pritet të nisë shumë shpejt. Ky investim është një frymëmarrje për një rajon, por dhe për gjithë Shqipërinë, sepse lidh fushën e rajonit të Korçës, por edhe portet në shtetin fqinj, me kryeqytetin dhe tregun shqiptar. Kështu ne sot jemi të kënaqur, të lumtur, dhe krenar gjithashtu, për një investim që fillon tani dhe shpresojmë të mbarojë brenda afateve të parashikuara në kontratën që do të nënshkruhet së shpejti me fituesin”, deklaroi zv/kryeministri Peleshi, pas firmosjes së huasë.  

Projekti i rrugës Qukës – Qafë Plloçë, pjesë e Korridorit Tiranë – Korçë (Korridori VIII) konsiston në ndërtimin e një segmenti rrugor 43.4 km të gjatë që do të kalojë përmes Qarkut të Elbasanit dhe atij të Korçës, dhe si vazhdim i segmentit Tiranë – Elbasan do të sigurojë një lidhje të shpejtë dhe komode mes portit të Durrësit dhe vendeve të tjera të Ballkanit si Maqedoni, Bullgaria, Turqia, etj, duke e bërë Shqipërinë vendin më të përshtatshëm transit nga Ballkani në Europë, e anasjelltas.  Gjithashtu ky segment rrugor do të shërbejë si bypass për qytetin e Pogradecit, duke shmangur ndotjen e tij për shkak të devijimit të mjeteve të rënda. Rruga Qukës-Qafë Plloçë është 43.4 km e gjatë.

Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë