Qull me miell misri dhe suxhuk
Përbërësit:
- 2 lgj miell misri
- 1 gotë ujë të ftohtë
- 200 ml pana
- Suxhuk
- 1 lç kripë
- Piper i kuq
Përgatitja:
Pastrojmë suxhukun nga lëkura e presim në copëza dhe e vendosim në një tavë të piqet në furrë.
Në një tenxhere vendosim miellin e misrit, ujin dhe panën. Shtojmë pak kripë dhe e përziejmë mirë derisa masa të trashet. Pasi është mpiksur e kalojmë gatimin në një enë balte, vendosim suxhukun së bashku me lëngun që ka lëshuar gjatë pjekjes, e pudrosim lehtë me pak piper të kuq dhe e rivendosim në furrë dhe për pak minuta.
Komento