Qumështi i gjirit është i sigurt, nuk e transmeton Covid-19

Qumështi i gjirit është i sigurt, nuk e transmeton Covid-19

Covid-19 nuk kalon nga nëna pozitive tek foshnja përmes ushqyerjes me gji. Kjo u zbulua nga një studim i koordinuar nga ‘Città della Salute’ në Torino të Italisë dhe i botuar në revistën shkencore ndërkombëtare ‘Frontiers in Pediatrics’. 

Gjatë hulumtimit, të sapolindurit u ushqyen me gji duke ndjekur të gjitha rregullat e rekomanduara në kohë pandemike të tilla si përdorimi i maskave, larja e duarve, pastrimi dhe dezinfektimi i sipërfaqeve.

"Këto rezultate janë qetësuese për nënat dhe për punonjësit shëndetësorë që kujdesen për shëndetin e nënës dhe fëmijës", - shpjegoi prof. Enrico Bertino, i cili shtoi se "Studimi mbështet gjithashtu rekomandimet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përdorimin e qumështit të gjirit, duke pasur parasysh përfitimet e tij të shumta, pavarësisht nga informacioni i kufizuar në dispozicion."

Karakteristikat antivirale - Mjekët kanë vite që studiojnë vetitë antivirale të qumështit të gjirit. Kërkimet kanë zbuluar praninë e "përbërësve të rinj aktivë që mund të mbrojnë foshnjën nga infeksionet virale. Gjithashtu për këtë arsye, me disa përjashtime, ushqyerja me gji është një burim i rëndësishëm për shëndetin e të porsalindurit ", tha prof. David Lembo

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot