FIER- Prej 11 ditësh, blegtori nga Levani i Fierit, Ardian Skënderaj, po përballet me një krizë të paprecedentë. Qindra litra qumësht kanë mbetur në fermë, pasi fabrikat e përpunimit kanë refuzuar grumbullimin, me arsyetimin se në produkt është konstatuar prani aflatoksine.
“Po na lënë qumështin në vend. Erdhën deri në datën 2 mars, morën qumështin e mëngjesit në orën 3; mbasdite më mori telefon menaxheri dhe më tha: nesër s’marrim më qumësht se ka aflatoksinë. Ne i marrim ilaçet e me të gjitha për lopët. I kemi më se normale ato. Ja hedhim ato dozat që u takon. I bëjmë analizë”, tha blegtori.
Në vendin tonë, kufiri maksimal i lejuar i aflatoksinës M1 në qumësht është 0.05 mikrogram për kilogram. Qumështi që i është kthyer fermerit ka rezultuar mbi këtë normë, por ai thotë se ka kryer edhe analiza në laborator privat dhe pretendon se është brenda standardit.
“Fabrika më thotë mua del mbi normë me 0.07. I bëj vetë analizat në privat, më del 0.053, domethënë tre viza lëviz nga norma që është e lejueshme tek ne”, thekson ai.
Blegtori thotë se brenda 11 ditësh është detyruar të shesë 25 krerë lopë dhe nuk sheh asnjë shpresë për të dalë nga kjo situatë.
“Unë prodhoj 180 litra në ditë dhe e hedh në kanal. Deri tani kam shitur 25 kokë. Ishin 53 kokë lopë të gjitha. Në këto kushte do t’i heq të gjitha”, tha Skënderaj.
Report TV kontaktoi disa fabrika të përpunimit të qumështit në Fier, të cilat konfirmuan se kanë kthyer sasi të mëdha qumështi sidomos në zonën e Levanit por dhe në fshatra të tjerë për shkak të pranisë së aflatoksinës, duke vërtetuar situatën e rënduar të fermerëve. Ndërsa eksperti i bujqësisë, Ervin Resuli, thekson se refuzimi i qumështit nga fabrikat për shkak të aflatoksinës M1 është një situatë serioze.
“Kafshët mund të jenë ushqyer me misër të kontaminuar. Më herët është raportuar se 130 ton miser me aflatoksinë ka hyre ne treg, pavarësisht se ishte identifikuar me probleme. Një situatë e tillë tregon per një problem serioz në sistemin e kontrollit dhe menaxhimit të riskut ushqimor.”
Përgjegjësia bie mbi Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.
“AKU duhet të garantojë kontroll rigoroz të ushqimit për kafshët në kufi dhe në treg, monitorim të vazhdueshëm të aflatoksinës në zinxhirin e qumështit, transparencë të plotë për publikun mbi analizat dhe rezultatet laboratorike, si dhe gjurmimin e plotë të çdo lënde të kontaminuar që mund të qarkulloje në tregje”, thekson Resuli.
Report TV kërkoi një sqarim nga AKU, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk morëm përgjigje nëse ka kryer kontrolle për qumështin me aflatoksinë. Nëse institucionet shtetërore nuk veprojnë në kohë, problemi nuk mbetet vetem tek fermeret qe po falimentojne por tek shëndeti i qytetarëve, te cilet mund të konsumojnë qumësht të kontaminuar me aflatoksinë.
Komente












E pafalëshme për institucionet shtetërore të cilat janë përgjegjëse për shëndetin e shqiptarëve,sidomos të fëmijëve të vegjël që e kanë jetik qumështin.Ç’është kjo papërgjegjshmëri ?!Është një sjellje vrastare me popullin që lejohet importimi i misrit të mykur që vjen nga një shtet armik për shqiptarët siç është Serbia.Po këta pisat e AKU-s që paguhen me taksat e shqiptarëvr çfarë bëjnë ?Rrijnë nëpër zyra dhe nuk kryejnë detyrën për të cilën paguhen dhe nuk u hynë gjëmb në këmbë.E njëjta gjë ndodh edhe me fruta zarzavatet të cilat spërkaten me helme të palejuara nga BE.Farmacitë bujqësore sjellin pesticide kontrabandë dhe të ndakuara për tu përdorur dhe fermerët tanë injorantë e të pangopur i përdorin ato duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve.Mandarinat apo domatet,specat dhe trangujt kthehen mbrapsht nga vëndet e BE se janë të kontaminuara,por ato hidhen përsëri në tregun vëndas për t’i konsumuar shqiptarët.Ky është një krim me dashje ndaj popullit dhe këta tregëtarë kriminela duhet të shkojnë në kokërr të burgut,por ata vazhdojnë të helmojnë popullin dhe për ta nuk ka asnjë penalitet.Shteti dhe shoqëria civile dhe qytetarët duhet të dalin dhe të protestojnë sepse shteti po lejon disa tregëtarë kriminel të helmojnë popullin.Ne jemi popull budalla sepse dalim e protestojmë se saliu Viçidolit e mul noka duan karrige pushteti.E pafalëshme …!
PërgjigjuKy blektori nuk duhet lejuar te mbaje kafshe edhe sikur ushqimi i tyre te mos kishte aflatoksine.Shikoni ambientin ku grumbullon qumeshtin,muret e nderteses.Dje AKU bllokoi mish shpezesh e djathe se mbaheshin ne ambient me myk e ndryshk.Po ambienti i ketij si ju duket?Ambienti ku mbahet mishi i therrur e ku grumbullohet e perpunohet qumeshti e nenproduktet e tij duhet te rivalizoje me nje salle kirurgjie per nga pasteria.Shikoni dhe stallen e kafsheve,shikoni te pasmet e lopeve,gjithe bajga,sepse aty ku hane,aty clirojne dhe veten,aty dhe shtrihen.Asnje kanal kullimi,asnje sistem pastrimi me uje te rrjedhshem qe te largoje jashqitjet e te pastroje ambientin sistematikisht dhe ve bast qe ky as qe i pastron/ dizefikton kafshet perpara se t'i mjele e nje pjese e atyre jashtqitjeve,urines qe u jane ngjitur lopeve kur rrine shtritur ne dysheme,kalojne dhe ne qumesht.Shteti para se te jape leje per stalla e license per blektori e perpunim te produkteve e nenprodukteve me origjine shtazore duhet te vendose kushte te rrepta se bashku me AKU dhe Sherbimin veterinar per ambientet e kushtet ku mbahen kafshet.
PërgjigjuAmbjenti i stallës deri diku edhe ishte ok. (Gjithmonë ka vend për përmirësim). Por proçesimi i qumështit në atë ambjent ishte skandaloz. Dhe këtë duhet të shikojë kryeministri dhe jo vetëm ndërhyrjet e huaja që duan që mos të bëhet porti i ri në Porto Romano.
Ja fut kot o plak
Ju qift kina motrat ,shtet bythqir ku nuk mund tj besohet asgjeje!!!
Përgjigju