Qumështori çam me petë
Përbërësit:
1 litër qumësht

1 gotë sheqer
5 kokrra vezë
1 lgj miell
1 lgj niseshte
1 bustinë vanilje
1 të verdhë veze
Për petët:
1 gotë miell
1 lgj uthull
1 lgj vaj
pak kripë
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim brumin për realizimin e dy petëve për qumështorin. Petët i hapim sa më të mëdha. Ndërkohë në zjarr vendosim qumështin dhe sapo të ngrohet shtojmë sheqerin dhe vezët e rrahura. Niseshten dhe miellin e tresim në pak qumësht dhe e shtojmë duke e trazuar derisa kremi të trashet. E lemë më pas kremin të ftohet.
Në një tavë vendosim një petë dhe sipër petës hedhim kremin. E nivelojmë mirë, vendosim petën tjetër dhe sipërfaqen e lyejmë me një të verdhë veze. E vendosim në furrë të parangrohur të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius.
MC/Shqiptarja.comKomente

