Të gjithë ata që do të dëshirojnë të bëhen pjesë do të kenë mundësi që të udhëtojnë pa pagesë me autobusët e vënë në dispozicion nga ora 09:00 në stacionin pas Pallatit të Kulturës.
Orët e paradites do të jenë të mbushura me sport, argëtim e lojëra rekreative. Me nisjen e sezonit të mbjelljes, të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për zgjerimin e mushkërive të qytetit ku ata jetojnë, do të kenë mundësinë që të mbjellin fidanë të rinj duke shtuar gjelbërimin.
Dreka do të jetë e dedikuar për ata që duan të provojnë emocionet e forta dhe adrenaline. Në orën 16:00 do të zhvillohet nga Moto show dhe Mountain Bike Shoë, gara Super Moto (60% asfalt) & (40% off road) si dhe Jet Ski Racing.
Argëtimi do të vijojë deri në orët e vona, ku fillimisht atmosfera do të ndizet me ritmet e muzikës popullore për të vijuar më pas me latin dance.
Aleksandër Gjoka, Renis Gjoka, DJ dhe banda të mirënjohura muzikore do të performojnë live disa nga hitet e tyre të zgjedhura, duke garantuar një natë plotë ritëm.
Koncertet dhe aktivitetet e ndryshme sportive janë kthyer në një traditë tashmë nga Bashkia e Tiranës duke pasuruar mundësitë e qytetarëve për të kaluar momente të bukura me shoqërinë apo familjen.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com











