Lëvizja Socialiste për Integrim ka përgënjeshtruar çdo akuzë në drejtim të kryeparlamentarit Ilir Meta për përfshirje në afera korruptive për çështjen e kompanive CEZ dhe DIA.
Në një deklaratë për mediet, Sokol Dervishaj theksoi se palët e përfshirë në këto afera, CEZ dhe DIA janë prezantuar njëra-tjetrës nga ish-ambasadori i qeverisë Berishës në Pragë, Tepshi dhe jo nga Meta siç pretendon Partia Demokratike.
Dervishaj nënvizoi se raporti i studios ligjore “Clifford Chance” në Gjykatën e Arbitrazhit të Vjenës, në asnjë moment nuk ka përfshirë emrin e Ilir Metës në lobing apo në afera korruptive.
“Palët e përfshira në këtë aferë, pra CEZ dhe DIA, janë prezantuar me njëra-tjetrën nga ish-ambasadori i z. Berisha në Pragë, nga z. Tepshi dhe aspak nga z. Meta. Z. Hejsek dëshmon se së bashku me z. Ismailaj kanë takuar zyrtarë të lartë të ERE-s së asaj kohe kryesisht, përfshirë ish-Kryetarin e ERE-s, z. Nepravishta me të cilin kanë diskutuar mbi kushtet e marrëveshjes mes CEZ-it dhe DIA-s. Sipas po kësaj dëshmie rezulton se z. Berisha ka pasur njohje të hershme me personazhet në fjalë dhe takimet me zyrtarët e lartë të tij dhe të partisë së tij kanë qenë të shpeshta“, tha Dervishaj.
Ai theksoi se Meta ka vizituar Pragën vetëm në vizita zyrtare jo ashtu siç pretendon Partia Demokratike për të lobuar për kompaninë në fjalë.
“Gjatë periudhës së pretenduar z. Ilir Meta ka vizituar Pragën dy herë, gjatë datave 7-8-9 dhjetor 2009 me ftesë të Partisë Socialiste Evropiane, e cila zhvillonte Kongresin e saj në Pragë dhe nuk ka qenë vetëm z. Meta nga Shqipëria në atë event. Gjatë kësaj vizite gjithashtu z. Meta në cilin e Ministrit të Punëve të Jashtme asokohe ka zhvilluar edhe një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, z. Kohut, e cila është reflektuar gjerësisht edhe në mediat e kohës, të cilave në rast se do t’i referoheni do t’i keni aty. Të gjitha këto mund të vërtetohen pra lehtësisht.Gjithashtu, z. Ilir Meta ka vizituar Pragën gjatë datave 29 nëntor-1 dhjetor 2010 vizitë gjatë së cilës është zhvilluar një takim pune me Ministrit Çek të Ekonomisë, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në qendrën e CEZ-it dhe ka diskutuar me bordin e CEZ-it mbi planin e investimeve që ata duhet të kryejnë në Shqipëri, dhe gjithashtu ka zhvilluar një vizitë në një central atomik të ndërtuar nga CEZ, dhe kjo në kuadër të politikës së kohës së qeverisë Berisha për Shqipërinë nukleare”, tha Dervishaj.
Dervishaj përfundoi fjalën e tij duke akuzuar zyrtare të selisë blu si dhe kryetari aktaual të Partisë Demokratike se me këto afera po qëllon pas shpine ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Pra, pretendimet e Partisë Demokratike sot nuk bëjnë asgjë më shumë se vetakuzojnë Kryeministrin e kohës dhe zyrtarë të lartë demokratë afër tij dhe mesa duket është një përpjekje e drejtuesve të rinj të Partisë Demokratike për të goditur pas shpine ish-kolegët e tyre dhe me këtë rast kërkojnë mesa duket që me një gur të vrasin dy zogj”, përfundoi deklaratën Dervishaj.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO