Kompania Apple ka ngritur shqetësime në lidhje me planet e qeverisë britanike për t'i dhënë agjencive të sigurisë kompetenca shtesë për përgjimet në internet, duke thënë se një ligj i planifikuar mund të dobësojë sigurinë e të dhënave personale për miliona njerëz.
 
Shteti Britanik shpalosi muajin e kaluar projektligjin i cili u jep të drejta të plota për të përgjuar se cilat website njerëzit vizitojnë, duke arsyetuar se ky ligj ishte i nevojshëm për të mbajtur vendin të sigurt nga kriminelët, hakerat dhe militantët.

Kritikët e gjigantit Apple thonë se ky ligj u jep fuqi spiunëve jo vetëm atyre britanik, por edhe spiunëve nga shtetet tjera evropiane dhe atyre nga Amerika duke sulmuar kështu lirinë.

"Ne besojmë se është e gabuar që të dobësojnë sigurinë për qindra miliona njerëz dhe se në këtë mënyrë cënohet ligji konsumatorit ", - kanë thënë krijuesit e iPhone.
 
Kompania Apple ka hartuar gjithashtu edhe një kërkesë ku u kërkon të gjitha shteteve jo vetëm atij britanik që mos të hartojnë projektligje të tilla ,pasi cenohet liria e konsumatorit.

Redaksia Online
Shqiptarja.com