"AS": Serbia dhe Shqipëria mund
të përjashtohen nga kualifikueset

"AS": Serbia dhe Shqipëria mund<br />të përjashtohen nga kualifikueset
Skuadrat e futbollit të Serbisë dhe Shqipërisë mund të përjashtohen nga eliminatoret për kampionatin europian Francë 2016 pas incidenteve të ndodhura në fushën e blertë të Beogradit. Kështu shkruan gazeta madrilene AS, suke cituar burime zyrtare të UEFA-s.
 
Komiteti i Disiplinës i UEFA-s do të mblidhet sot në Zvicër për të analizuar raportin e arbitrit të ndeshjes Serbi-Shqipëri (anglezit Martin Atkinson) dhe atë të delegatit të ndeshjes, Harry Been.

Por, vendimi për ngjarjet e mbrëmjes së 14 tetorit do të merret më 23 tetor dhe mund të jetë shumë i rëndë jo vetëm për organizatorët e ndeshjes. 

Sipas gazetës spanjolle sportive ‘AS’, do të ketë ndëshkime shembullore për të dyja kombëtaret pas incidenteve që ndodhën në stadiumin e Partizanit të Beogradit.
 
Madje, gazeta madrilene shkon deri aty sa merr në konsideratë mundësinë e përjashtimit nga faza kualifikuese e të dyja kombëtareve.

‘AS’ nënvizon se për herë të parë në 6 muajt e fundit, Joseph Blatter presidenti i FIFA-s)dhe Michel Platini presidenti i UEFA-s janë të të njëjtit mendim përsa i përket një çështjeje.

Gazeta e mbyll shkrimin duke cituar një burim të sajin në UEFA: “Ndëshkimi do të jetë shembullor dhe do të vijë shumë shpejt.”




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme