"BB7", Fatjoni "refuzon" Matildën

"BB7", Fatjoni "refuzon" Matildën
Mbrëmjen e sotme një nga banorët do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Por duket se ata që e kanë menduar më shumë këtë gjë dhe e kanë përjetuar më keq ka qenë Fatjoni dhe Matilda, çifti i vetëm brenda shtëpisë.

Ndërsa Matilda po hante bukë në kuzhinë Fatjoni e ka shoqëruar atë.

Aty kanë filluar të aludojnë dhe se kush mund të dalë nga shtëpia.  

Matilda shprehet se ka sigurinë që nesër nuk do dalë asnjë nga ata të dy.

“Besoj se është parë se kush do të dalë”, thotë ajo, duke nënkuptuar Katerinën.

Matilda tregon për histori të kaluara mes tyre, ndërsa Fatjoni rri shumë mendueshëm.

Matilda bën çaj dhe del në oborr të pijë cigare, ndërkohë që Fatjoni e shoqëron gjithë kohës.

Më vonë ata shtrihen në krevat dhe fillojnë të shkëmbejnë puthje mes tyre dhe të përkëdhelen, ndërkohë që Fatjoni është më i mendueshëm.

“Mund të jetë nata e fundit”, thotë Fatjoni, ndërsa Matilda shpreson që mos jetë nata e fundit në shtëpi. Matilda e puth, kurse Fatjoni vazhdon të qëndrojë mendueshëm.

Matilda pyet se kush do të mërzitet më shumë, ai që do dalë nga ata të dy, apo ai që do qëndrojë më gjatë në shtëpi.

Ajo nuk dëshiron ta mendojë faktin, se mbase ndonjëri nga ata të dy mund të dalë nga shtëpia. “Mund të bëjmë ndonjë gjë, që nuk e kemi bërë deri më sot, ta bëjmë tani?, pyet Matilda burrin e saj.

Fatjoni nuk e kupton se për çfarë po flet Matilda. Ajo mundohet t’ia shpjegojë Fatjonit se çfarë do, duke i sjellë një shembull: “Ne të dy mund të bëjmë një hedhje spektakolare në pishinë”.

Por Fatjoni sërish nuk e kupton se Matilda po flet për të kryer marrëdhënie intime, prandaj i thotë se ai nuk ka ndërmend të hidhet në pishinë dhe të ftohet.

Matilda mundohet që Fatjoni ta kuptojë, por ai shprehet se nuk i shkon asgjë në mendje për të bërë. Ajo thotë se ajo ka diçka në mendje, por do t’ia tregojë me vepra dhe jo me fjalë.

Matilda fillon ta puthë dhe të dy mbulohen me jorgan për minuta të tëra me radhë. Ata ngacmohen me njeri-tjetrin, derisa vendosin të flenë gjumë.

(b.t/shqiptarja.com)                                                                                                          

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit