"BB7", Rigelsi-Jonës:
“Ti nuk je vetvetja”

"BB7", Rigelsi-Jonës:<br />“Ti nuk je vetvetja”
Një pjesë e banorëve në shtëpinë më të famshme ne Shqipëri janë në ambientin afër pishinës dhe disa të tjera në dhomën e ndenjes, ndërkohë që mes këtyre të fundit nis një bisedë e pakëndshme.

Në bisedë e sipër, teksa ata japin mendime nëse banorët në shtëpi janë duke u argëtuar apo duke menduar se si të luajnë për të qëndruar sa më gjatë.

Rigelsi thotë diçka që e prek Jonën dhe e bën t’i kundërpërgjigjet disi e nervozuar.

Ai mendon se Jona nuk është vetvetja dhe këtë ia thotë asaj në sy, duke argumentuar përgjigjen teksa thotë se ajo nuk ka arritur të hapet plotësisht dhe të tregojë gjithçka për veten.

Rona sigurisht që nuk reagoi mirë duke iu shprehur: - “Ngaqë unë nuk të kam treguar gjithçka ty, ti mendon se nuk jam vetvetja?!”.

Më tej ajo ka theksuar se sipas saj është shumë shpejt që banorët brenda shtëpisë të tregojnë për gjithë jetën e tyre.

Ndërsa për veten e vet, Rigelsi thotë se deri më tani nuk ka treguar as 20 për qind të asaj që ai përfaqëson dhe të jetës së tij të kaluar.

Banorët e tjerë mundohen ti kalojnë me shaka fjalët e tij.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në