"Bossi", Mediaset e Il Giornale
i referohen Shqiptarja.com

"Bossi", Mediaset e Il Giornale<br />i referohen Shqiptarja.com
Mediat italiane vazhdojnë ti referohen agjencisë së lajmeve online Shqiptarja.com për të informuar lexuesit e tyre për të rejat nga Shqipëria mbi hetimin e skandalit të diplomimit të djalit të ish kreut të Lega Nord, Renzo Bossi në universitetin privat shqiptar, “Kristal”.

Websitet online të cilat i janë referuar sot Shqiptarja.com, janë Tgcom24, faqja zyrtare e kompanisë mediatike italiane e Silvio Berluskonit, “Mediaset”.  Një agjenci online tepër prestigjioze dhe që rifreksohet shumë shpejt.  Ja shkrimi.

Po kështu sot i janë referuar edhe il giornale.it  Ja shkrimi

Mediat italiane i referohen Shqiptarja.com për të publikuar lajmin në lidhje me hetimin penal të nisur pak kohë më parë nga Prokuroria e Tiranës ndaj shtetaseve Hajrije Ismail Hanelli, 59 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Vani Qako Niçka, 76 vjeçe, banuese po në Tiranë. Ata akuzohen se u siguronin personave të interesuar diploma të ligjshme pa e frekuentuar universitetin, kundrejt shumën prej 12 mijë erosh. Këto diploma jepeshin në universitetin Kristal.
Pak ditë  më parë edhe “Linkiesta” dhe Repubblica.it iu referuan Shqiptarja.com lidhur me reagimet që vinin nga Shqipëria pas lajmit të bujshëm.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?