"BRAZIL 2014" - Risia më e re e sjellë nga A1 Report për Botërorin Brazil 2014 në emisionin “Pasdite me Botërorin”, nën moderatorët Andi Kapxhiu dhe Dorina Mema, Majmuni Iva ka bërë edhe zgjedhjen e saj për fituesin e ndeshjes mes Belgjikës dhe SHBA-së, duke parashikuar fitoren e ekipit të drejtuar nga gjermani Klisman.
 
Majmunit Iva i janë ofruar si gjithmonë dy banane, me flamujt e ekipeve, dhe zgjedhja e saj prezumon fituesin e ndeshjes, që do të thotë edhe kaluesin për në fazën tjetër. Këtë herë Majmuni Iva pazgjedhur flamurin me yje të SHBA-së.
 
Ditën e djeshme Majmuni Iva ka goditur në shenjë duke parashikuar kualifikimin e Gjermanisë për në fazën tjetër.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)