"Brit Awards", Adele bombardohet 
me çmime, Rihanna dhe Drake 'fresk'

"Brit Awards", Adele bombardohet <br />me çmime, Rihanna dhe Drake 'fresk'
Këngëtarja britanike, Adele ka fituar katër çmime BRIT AWARDS, në ceremoninë e mbajtur dje në mbrëmje në “O2 Arena” në Londër. Ajo që nuk pritej ishte reagimi i saj në një nga momentet e marrjes së çmimeve. Ishte pikërisht marrja e çmimit tw katwrt, BRITs Globas Success Awards, që e ka prekur thellësisht këngëtaren dhe e ka përlotur në skenë.

“Të kthehesh pas një kohe të gjatë dhe të pranohesh aq ngrohtësisht, do të thotë shumë”, ka thënë Adele, e cila ka fituar çmimin e artistes më të mirë solo, albumit më të mirë, këngës më të mirë dhe atë të suksesit global. Çmimet Brit i ndan industria muzikore e Britanisë dhe ato janë ekuivalente me çmimet Grammy në Shtetet e Bashkuara.

Adele ka publikuar albumin e ri “25”, nëntorin e kaluar, pas katër vjetësh pauzë. Ndërkohë një ndër momentet më të nxehta në skenën e e “O2 Arena”, ishte dhe performanca shumë provokuese e Rihannës dhe Drake, me këngën e tyre me të re “Work”.

Fituese të tjerë të BRIT AWARDS 2016 ishin dhe Coldplay, Justin Bieber, James Bay, Bjork, etj. Një çmim i veçatë i është akorduar dhe këngëtarit David Boëie, si Ikona e muzikës britanike.


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'