Hamza Agaçi dhe Adrian Gjonaj janë larguar pas ngjarjes së ndodhur më datë 04.07.2016, pasi ishin në gjendje të dehur dhe kanë qëlluar në ajër me pistoletë.
Në njoftimin e shpërndarë nga Drejtoria e Burgjeve thuhet se Agaçi dhe Gjonaj nuk kanë dhënë informacion mbi ngjarjen e ndodhur, të cilët do të ndiqen në gjendje të lirë për veprën penale "Moskallëzim krimi".
Shkarkimi i tyre vjen sherrit të mëngjesit të kësaj të marte në zonën e Priskës, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur 3 gëzhoja të kalibrit 9 mm, me mbishkrimin "Luger", të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi Ardi Ajdini i cili është dhe pronari i lokalit është arrestuar në flagrancë për veprën penale "Moskallëzim krimi" dhe "Prishje e qetësisë publike", pasi ky shtetas ka pretenduar që nuk ka patur të shtëna me armë zjarri por kanë qënë fishekëzajrrë.
Në momentin e shoqërimit, punonjësit e "Burgjeve" Agaçi dhe Gjonaj, kanë pasur edhe armët e shërbimit me vete (pistoleta të tipit "TT"), të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar për ekzaminim në laborator, por nga këqyrja paraprake gëzhojat që u gjetën dhe u sekuestruan nuk përputhen vizulalisht me fishekët që qiten nga pistoleta e tipit "TT".
Xhesajn Picalli, kamarier i lokalit do të ndiqet gjithashtu penalisht, në gjendje të lirë për veprën penale "Moskallezim krimi".
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale "Moskallëzim krimi", "Prishje e qetësisë publike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga Nenet 300, 274 dhe 278 të Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com