Ata u kanë bërë thirrje të gjithëve shqiptarëve për të kërkuar të drejtat e çamëve. “Nuk janë vetëm të çamëve, por e drejta e të gjithë shqiptarëve”. “S’ka Shqipëri pa Kosovë e Çamëri. E duam Çamërinë” janë shprehur ata.
“Ne nuk njohim asnjë marrëveshje që bën shteti shqiptar me shtetin grek në kurriz të çamëve. Ne kërkojmë që të gjitha marrëveshjet që bëhen për Çamërinë të ketë edhe një përfaqësues nga Republika jonë”.
Ndërkohë që sot në Korçë po zhvillohet dita e dytë e bisedimeve dhe në fokus është pikërisht çështja çame. Takimi do të zgjasë tre ditë, ndërsa të dielën pritet që të ketë ‘tym të bardhë’ vetëm për disa cështje.
d.b/shqiptarja.com








