Dega e al-Kaidës në Jemen mori zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin e javës së kaluar në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo në Paris, duke thënë se ishtë një “akt hakmarrjeje” në emër të Profetit Muhamed.

Në një video të nxjerrë në internet sot, një person që e identifikoi vetet si Nasr al-Ansi, një nga udhëheqësit kryesorë në Gadishullin Arabik tha se grupi i tij kishte planifikuar dhe financuar sulmin ndaj Charlie Hebdo që shkaktoi vdekjen e 12 personave. 

Policia franceze i vrau të premten autorët e sulmit, Said and Cherif Kouachi, në të njëjtën ditë kur një tjetër ekstremist islamik Amedy Coulibaly, vrau katër viktima hebraike në një supermarket në lindje të Parisit para se të vritej nga policia. Coulibaly kishte vrarë një police një ditë më parë. Udhëheqësi i al-Kaidës në Jemen tha se Coulibaly nuk ishte pjesë e grupit dhe veprimet e tij ishin një koincidencë.

Sa për betejën e bekuar të Parisit, ne, organizata e Al Kaedës “al Jihad” në gadishullin arabik, marrim përsipër përgjegjësinë për atë akt, si shenjë hakmarrjeje për të dërguarin e Zotit”, u shpreh Nasser bin Ali al-Ansi, një udhëheqës i degës së Al Kaedës në Jemen (AQAP) gjatë regjistrimit.

Terroristët vranë 17 persona përgjatë 3 ditëve të dhunshme që nisën me të shtënat në redaksinë e “Charlie Hebdo”, për shkak të publikimeve të mëhershme të imazheve satirike të Profetit. Ansi, ideologu kryesor i AQAP-it, tha se “ai që zgjodhi objektivin, hartoi planin dhe financoi operacionin është lidershipi i organizatës”, pa përmendur ndonjë individ në veçanti.