Mes gjithë përrallave që po na dhurojnë këto kualifikuese për në Euro 2016, Shqipëria është më sugjestionuesja, shkruan sot gazeta më e njohur italiane ”Corriere della sera”.

”Shqipëria e vogël, një herë e një kohë në fundin e klasifikimeve kontinentale, për herë të parë në historinë e saj futet në finalet e një evropiani duke arritur përmes fitoreve prestigjioze si ajo kur mundi Portugalinë e Ronaldos në shtëpinë e saj”, thekson gazeta.

”Ka edhe pak Itali në këtë ngjarje. Zotëria quhet Gianni De Biasi, shpesh jo i vlerësuar në anët tona, ndërsa tani një hero kombëtar në Tiranë dhe rreth saj”. shton e përditshmja italiane./ATSH/



Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )