Sekretari i Drejtësisë, Michael Gove pati deklaruar se Shqipëria mund të shërbejë si një frymëzim për Britaninë nëse del nga BE-ja, pasi sipas tij Shqipëria po ecën shumë mirë drejt rritjes ekonomike.
Ministri britanik i Drejtësisë, Michael Gov
Por, "Daily Mail" i përgjigjet ministrit Gov se nëse ai do të Britani e Madhe të bëhet si Shqipëria, atëherë ai është një gomar. “Z. Gov, nëse ti do që ne të bëhemi si Shqipëria, atëherë ti je gomar", shkruan “Daily Mail” në titullin e saj.
Por, "Daily Mail" i përgjigjet ministrit Gov se nëse ai do të Britani e Madhe të bëhet si Shqipëria, atëherë ai është një gomar. “Z. Gov, nëse ti do që ne të bëhemi si Shqipëria, atëherë ti je gomar", shkruan “Daily Mail” në titullin e saj.
Më poshtë britanikja ka botuar një reportazh nga Shqipëria për t’i sjellë sekretarit të drejtësisë një panoramë më të qartë të jetës këtu.
Reportazhi nis në Gërdec me një fshatar që kërkon të shesë një kafshë pune dhe përfundon në Ndroq, te banorët që shesin fruta në rrugën nacionale.
Reportazhi
Qemali ishte ulur nën hijen e një peme pjeshke në fshatin Gërdec dhe po përpiqej që të gjente një blerës për gomarin e tij. Kur ndalova të flisja me të, ai më tregoi se kishte katër fëmijë dhe se kërkonte të shiste gomarin që të siguronte disa të ardhura, pasi kishte mbetur trok.
“Nuk ka ndihmë nga shteti këtu”, tha ai. “Nëse nuk punon, vdes”. Nuk kisha më dyshime pse kafsha dhe pronari ishin aq të përhumbur. Më pas e pyeta Qemalin nëse vendi i tij mund të shërbente si model për Britaninë. Ai më pa nëse isha e çmendur dhe pastaj mu përgjigj. “Kjo tingëllon mjaft e çuditshme”, tha ai. “Ky vend është shumë i varfër. Situata është e dëshpëruar. Përse do të donit të na merrnit si model?”, vijoi ai.
Më pas, takova një investitorë dhe sipërmarrëse, që ishte në një situatë krejt tjetër nga e Qemalit. “Kjo është një shaka patjetër”, më tha Donika Mici, sipërmarrëse fasonerie.
“Nuk mund të dëshirosh të bëhesh si Shqipëria. Ne jemi demokraci vetëm në emër. Do të ishte çmenduri që të ndiqje Shqipërinë si model. Ju respektoni ligjet dhe ndiqni rregullat. Ju punoni në mëngjes, ndërkohë që ne pimë kafe. Ne duhet t’ju ndjekim juve”, thotë ajo.
Shqipëria duket me të vërtet si një vend i çuditshëm për t’u marrë shembull. Ajo sigurisht s’mund të jetë nirvana e Britanisë posteuropiane. Gati më shumë se çereku i popullsisë kanë emigruar gjatë viteve të demokracisë dhe ata që kanë mbetur në Shqipëri, jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë. Ndërsa në Ndroq, vetëm pak kilometra larg Tiranës takova një të moshuar me emrin Vushe, e cila ishte ulur në anë të rrugës dhe mbante në duar një fëmijë të sëmurë.
“Shikomëni, kjo nuk është jetë”, tha ajo. “Nuk ka punë këtu. Ne nuk kemi as bukë për të ngrënë dhe flemë me barkun bosh”, më tregoi ajo.
Pak më tutje ishte fqinja e saj, Serma e cila po mblidhte shkarpa për të ndezur zjarr. “Ne jemi më të varfrit dhe po vdesim që t’u bashkohemi vendeve Perëndimore”, tregon ajo.
Ilir Zhilla, një biznesmen dhe ish-kreu i Dhomës së Tregtisë në Shqipëri, më tha se ata kërkonin integrimin me BE-në, sepse ata dëshironin vendosjen e standardeve më të larta.
"Duke u bashkuar, ata do të ushtrojnë presion mbi ne për të bërë reformat duke bërë kështu gjëra të mira për vendin tonë," tha ai.
Ndoshta Aktivistët e Brexit duhet të dëgjojnë një si Besart Kadia, drejtor i Fondacionit për Liri Ekonomike, i arsimuar në Britani, i cili promovon politika të tregut të lirë në Tiranë.
"Ju nuk mund të krahasoheni me vendet e tjera për shumë arsye", tha ai. "Por ne jemi duke vepruar nga një ndjenjë e inferioritetit për të përmirësuar Shqipërinë -. Dhe ata nuk janë duke bërë ndonjë favor për Britaninë me këtë krahasim absurde.
Ju duhet të këmbëngulni që të mos pajtoheni me këtë".
Redaksia Online
Shqiptarja.com