"Dashuri me çdo kusht"

"Dashuri me çdo kusht"
Ndjesitë janë si zhurma e pikave të ujit që bien mbi qelq, të cilat i zgjon  po i njëjti muzikalitet që i krijon. Unë kam mijra ndjesi, miliona ... madje të gjithë kemi, ngrihen dhe bien si shkëndija në qiellin tonë shpirtëror. Dashuria nuk na mban peng me çdo kusht por janë ndjesitë ato që na shtyjnë të ndjekim  çdo realitet të improvizuar për të zgjuar atë muzikalitet ndjesor brenda mendjes sonë.

Është shumë e habitshme se si mendja e aftë të udhëtojë në skajet më të largëta të imagjinatës dhe fantazisë në fund të ditës të dështojë në imitimin ndjesorë, që e bënë të qajë në vetmi.

Duke  stimuluar ndjesitë e tyre të humbjes, ato qajnë. Ne, si qënie stimulojmë vetveten edhe duke qeshur, imituar, aktruar, kënduar, vdekur në cdo rast për të provuar ndjesi nga ato që na bëjnë  ta duam jetën, dhe të kryqëzojmë mendimet në kohë dhe pa kohë. Në vijën e jetës etapat kalohen si faza që duhen ndjekur  dhe jo që të na ndjekin.

Vetëm artistët përjashtohen nga kjo vijëmësi metodike jete, sepse fazat e jetës për to, janë si shkallë që në çdo kapërcim ndryshon muzikaliteti ndjesorë. Artistët, edhe pse janë symbol i larmishmërisë ndjesore, thelbi i tyre është aq i qëndrueshëm, sa mund të përballojnë një larmi ndjesish të improvizuara, imituara dhe të shtirura, e përballojnë në atë forcë sa jua shesin të tjerëve  në një shfaqie teatrale 300 lekëshe si ‘art’ dhe vetë mbesin prapashtesa “ist”

Dashuria nuk ka çmim, arti që na improvizon ato ndjesi gjithashtu, ama tregu teatral e ka të domosdoshme një hierarki vlersimi.

Me 300 lekë unë qesha, u inatosa, fillova  nën zë të aktrojë mbi aktorin duke u  shëndërruar në një figurë të tradhëtuar, ashtu siç ishte personazhi kryesore tek “Dashuri Me çdo Kusht”. Me 300 lekë përditshmëria  po më bënte moral të kamufluar. Në sallën e teatrit kishte plot meshkuj, që me 300 lekë kënaqën dashnoren e rradhës dhe tek-tuk hidhnin batuta tradhëtarësh.

Rradha 12 kishte nga ato burra që me komentet e tyre, tradhëtinë e quanin zotësi dhe e konsideronin si një vlerë për të rënë në sy, sigurisht tek ato që nuk zotëronin të tillë. Në sallë dëgjohej batuta e të tradhëtuarës:- “Do Biskotë”, “Do Biskotë”, e improvizonte aq dhembshurisht atë thirrje,  që dikur i kish zgjuar muzikalitetin ndjesorë të së mirës brenda vetes, sa tani mes numeracionit të frazës, artistikisht më zgjoi pafuqinë e një gruaje të zhveshur nga të gjitha moralet dhe krenaritë.

Në sallën e teatrit kishte nga ata që më 300 lekë kishin blerë përçmimin e të qënurit ‘dashnorja e dikujt’, rastësisht  të sjella në sallë. “Dashuri Me Çdo Kusht” quhej shfaqja e teatrit që po korr sukses në improvizimin e muzikalitetit ndjesorë të familjeve me përpjekje të dështuara për të pasur një fëmijë, të cifteve, marrëdhënia e të cilëve ngrihet mbi premtime boshe, konsumime të parakohshme shpirtërore, qorrsokake psikologjike të tipit:”molla e ndaluar shijon më shumë”, nënvlersim të partnerit përkatës.

Nëse dashuria ka shenjën e një bilete apo një shfaqje teatri, përse të gjitha pikat e këtij rrebeshi brenda meje nuk mund ta zgjojnë muzikalitetin e kësaj komedie?! Mos duhet të jesh e tradhëtuar njësoj si ‘Lina’- e braktisur, apo një hajdut ndërgjegjesh të ikura?!  Unë nuk jam ‘Lina’, nuk di të gatuaj biskota, nuk përpiqem  të bëj fëmijë por përpiqem të ndjek ndjesitë e improvizuara, shtirura apo imituara që më zgjojnë muzikalitetin  ndjesor e të mos qënurit e tradhëtuar, e nëpërkëmbur dhe e zhveshur nga respekti i ‘jo perfektes’. Si spektatore u ndjeva krenare që nuk isha “e lëna” por u ndjeva edhe si Lina njëkohësisht, sepse njerzit ndihen shpeshherë të tradhëtuar jo vetëm kur tradhëtari shkel një pakt ligjorë apo zakon shoqërorë.

Ne njerzit ndihemi të tradhëtuar  edhe atëherë kur dashuria që ndjejmë na e afron ‘tjetrin’ virtualisht pranë mëndjes sonë dhe ne ja shoqërojmë zgjimin këtyre ndjesive… larjen e dhëmbëve, bërjen e kafesë në mëngjes, grirjen e një qepe, lustrimin e këpucëve, qëndrimin këmbëkryq apo edhe veprimin që kryejmë duke ndërruar baterinë e një ore.

Si skenarist të shfaqes sonë ndjesore ne i japin edhe ndjesi kësaj mardhënie me tjetërsinë duke e bërë të gjallë, i japim pak inat, pak xhelozi, pak frustrim, pak angushti dhe epsh dhe kur realiteti na I prish planet ne ndihemi të tradhëtuar nga tjetri jashtë nesh. Është kjo mardhënia me tjetërsinë, me misterin, shkruan Lèvinas do të thotë me ardhmërinë, me atë që, brenda një bote ku gjithçka është  aty, nuk është kurrë aty.”

Ndihem si personazhi Lina sepse pavarsisht tradhëtisë  së ligjëruar, tradhëtia pa kusht është njësoj si ti ikësh të ikurës. A ka më largësi  ndjesish sesa ti ikësh tradhëtisht, të ikurës së pa tradhëtuar?!

Personazhi ‘Lina’ na vjedh ndërgjegjet e ikura dhe ne mbetemi hajdutë të asaj që nuk e vodhëm me kusht. Për një ndërgjegje të pacënuar dhe të pa nëpërkëmbur  nuk kisha lejuar askënd të më shëndërronte në një “të lënë” dhe në sallë shihja sadista të egos së tyre që duartrokisnin ndërkohë që komedia mbyllej me një puthje dhe unë bëra selfie…

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin