"Dhoma e harresës", instalacioni
 i ngjyrave që shërojnë psikologjinë

Një instalacion i rrallë është shndërruar në strehën e qetësisë psikologjike të shumë njerëzve në Japoni.
 
“Dhoma e Harresës”  përbëhet nga një mjedis i kompletuar me mobilje dhe pajisje të tjera shtëpiake që janë pikturuar plotësisht në ngjyrë të bardhë.
Vizitorët ftohen që kur të hyjnë në këtë mjedis, të ngjisin mbi mobilje ose mure,  letra me ngjyra që i japin dhomës një dimension shumëngjyrësh.
 
Dhoma e harresës është vepër e piktores japoneze Yayoi Kusama, e cila thotë se ka dashur ti mundësojë publikut të saj që duke e mbushur këtë dhomë me ngjyra, ti japë jetë jo vetëm instalacionit por edhe pjesës më të bukur të shpirtit të tij.
 
Pikërisht këtu, në ngrohtësinë e ngjyrave, në fantazinë që ato zgjojnë dhe me qetësinë psikologjike që ofron e bardha, fillon “Harresa”. Ky instalacion ju bën të harroni çdo mendim negativ, të fshini çdo energji negative duke u zhytur në botën e ngjyrave.
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista

Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista