"Dibra", Shehu: E kisha detyrim ndaj
dibranëve kandidimin në këto zgjedhje

"Dibra", Shehu: E kisha detyrim ndaj<br />dibranëve kandidimin në këto zgjedhje
Sherefedin Shehu, kandidati i Partisë Demokratike për kryebashkiak të Dibrës, është prezantuar dje përpara komunitetit të kësaj bashkie.  Formati i takimit ishte ai i fillimit të një fushate elektorale të modelit “Basha” në vitin 2015. Ndërsa ka përshkruar rrugën në këmbë për të mbërritur në sallën ku do të zhvillohej prezantimi i tij para strukturave të PD, Sherefedin Shehu është takuar me mjaft qytetarë dhe të rinj dibranë. Më pas, nënkryetarët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Edmond Spaho,  kanë prezantuar para strukturave drejtuese të PD, Shefrefedin Shehu si kandidatin për kryetar bashkie.  Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kryetari i FRPD, Belind Kelliçi, drejtuesit e departamenteve, Kreshnik Çollaku dhe Arben Skënderi. "Megjithëse kam marrë shumë mandate prej jush, tani vij nga një pozitë tjetër por në një moment të veçantë për Dibrën. Dhe pranimi i kandidimit që më bëri z.Basha dhe kryesia e Partisë Demokratike, ishte vetëm detyrimi që unë ndjej ndaj jush dhe ndaj gjithë dibranëve. Lënien e mandatit të deputetit disa e konsiderojnë si një sakrificë por në fakt është vetëm shpërblim të një pjesë të asaj që ju keni bërë për mua. Kjo është edhe një përgjegjësi e madhe për mua sepse së pari Dibra është në ditë të keqe. Është në ditë të keqe prej qeverisë, është në ditë të keqe për ato që ndodhën këtu në Dibër. Sepse ndihen keq edhe ata që e votuan Shukriun por është edhe në ditë të keqe sepse Dibra është vendi më i pasur me burime natyrore por më i varfri ekonomikisht. Pra kjo është një arsye tjetër që unë e ndjeja përgjegjësinë që të vija e të kërkoja këtë mandat dhe tashmë jo tu përfaqësoj ju nga karrigja e Parlamentit por me projekte konkrete për ta zhvilluar Dibrën sepse dibranët janë njerëzit më punëtorë ", tha Shehu. Drejtuesi i  shtabit të fushatës së kandidatit Shehu, nënkryetar i PD,  Edi Paloka tha se "këdo që të kandidojnë ata tani, çfarëdo që duan të ndryshojnë, çdo kandidat që do të ketë rilindja këtu, do të jetë vetëm Shukriu numër 2. Ajo është kthyer në partin e shukrinjve sepse socialistët e ndershëm janë larguar dhe lenë në harresë nga partia e tyre. Ai që doli këtu është vetëm njëri por Shukriu i madh është ai në Tiranë, Edi Rama. Në fakt, shkaku i vërtetë dhe i vetëm i humbjes tonë në zgjedhjet e fundit ishte përçarja e Partisë Demokratike. Unë shpresoj dhe besoj, jam i bindur që kjo periudhë që Dibra fatkeqësisht u drejtua nga shukrinjtë që nuk përfaqësojnë Dibrën, ka mjaftuar për të bërë të qartë jo vetëm për ju por këdo, se nëse ne lejojmë që Dibra të rrëmbehet nga Shukriu si Edi Rama, ne do kemi përgjegjësi të madhe para qytetarëve të Dibrës por edhe para gjithë Shqipërisë”,-tha Paloka.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur