"Do përfundosh si Duçja", Plasari-
Bashës: Më shtrembërove fjalën

"Do përfundosh si Duçja", Plasari-<br />Bashës: Më shtrembërove fjalën
Aurel Plasari i është përgjigjur deklaratës së Lulzim Bashës i cili nga çadra e opozitës në Bulevard paralajmëroi Ramën duke iu referuar një shkrimi të studiuesit, se mund të përfundoj si Duçja.  
 
“Përgjigjen më të mirë ja dha Plasari, kur tha se ‘mos mor djalë se do përfundosh si Duçja’. Edi Rama jemi këtu për të shpëtuar lëkurën, të mos përfundosh si Duçja” – deklaroi Basha përpara protestuesve.
 
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i studiuesit Plasari në rrjetin social "Facebook", i cili akuzon Bashën se i ka shtrembëruar fjalën dhe se sipas tij ai në asnjë rast nuk i është referuar ndonjëherë faktit që Rama mund të përfundojë si Duçja.
 
STATUSI I AUREL PLASARIT:
"NJË SHEMBULL I TË LEXUARIT MBRAPSHT
Ja këtu sesi një miku ynë i lexon mesazhet paralajmëruese për ruajtjen e sistemit të demokracisë në Shqipëri.
Nuk kam ndeshur deri më sot ndonjë politikan që të ketë deklaruar për kryeministrin “që do të përfundojë si Duçja”, siç transliteron i merakosur miku ynë ! Kam ndeshur, përkundrazi, njerëz që pa qenë politikanë kanë pasur mendjen të shprehin publikisht shqetësimin sesi shembulli famëkeq i parlamentit të Mussolinit pa opozitë NUK duhet imituar, sesi NUK duhet të përfundojë asnjë kryeministër në botë mbas mësimit historik të rastit “Duce”, sesi një parlament pa opozitë NUK është më parlament demokratik dhe NUK mund të funksionojë dhe sesi Shqipëria europiane NUK ka se përse të rrëshqasë drejt fashistizimit për shkak të një pushteti arrogant: për shkak të cilitdo “pushtet”. Ky është për mua të qenët i ndërgjegjshëm, në e pastë ndokush romuz për mua “ndërgjegjësimin”.
Dhe tani pyetja se përse dikujt dhe ndokujt i intereson t’i lexojë dhe t’i interpretojë gjërat mbrapsht?"


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0