"Doshi", Paloka: Nuk pranojmë
që Kuvendi të drejtohet nga Meta!

"Doshi", Paloka: Nuk pranojmë<br />që Kuvendi të drejtohet nga Meta!
TIRANE - Partia Demokratike vijon t’i qëndrojë deklaratës së bërë nga kjo forcë politike për dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta, pas akuzave të bëra nga deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi.
 
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka, në përfundim të mbledhjes së grupit të selisë blu, përsëriti edhe një herë qëndrimin e opozitës për të mos pranuar Metën si kryeparlamentar në një kohë që vijon të jetë nën akuzë për porosinë e dy vrasjeve.
 
Sipas Palokës, po ushtrohet pushtet mbi organet e drejtësisë, që procesi të manipulohet dhe autorët të mos dalin para drejtësisë.
 
“Ne konfirmuam qëndrimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike lidhur me parlamentin. Absolutisht nuk mund të pranojmë që parlamenti shqiptar të drejtohet nga një njeri që tashmë është i akuzuar për porosinë e vrasjes së dy deputetëve. I kemi kërkuar që në fillim Ilir Metës të japë dorëheqjen dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë si kërkesa më minimale dhe më logjike për këdo. Kërkesë e cila siç e keni pare, jo vetëm që nuk është pranuar, por po bëhen të gjitha përpjekjet duke ushtruar pushtetin e kryetarit të parlamentit, kryeministrit, ministrit të brendshëm, për të manipuluar këtë çështje. Duket qartazi që të gjithë përpjekjet janë përqendruar në një anë për ta kthyer këtë çështje në një çështje gjoja qesharake dhe në anën tjetër pë të manipuluar dëshmitarë, prova dhe gjithçka tjetër në mënyrë që shqiptarët të mos marrin vesh të vërtetën dhe përgjegjësit të mos përballen me drejtësinë. Sigurisht ne nuk mund ta pranojmë një gjë të tillë.” tha në fjalën e tij Edi Paloka
 
Paloka kujtoi edhe deklaratën e bërë sot nga ambasadori i SHBA Donald Lu ku kërkoi nga politika të mbështesë procesin e dekriminalizimit. Sipas Palokës PD është e vendosur për t’i shkuar deri në fund këtij procesi.
 
“Sot kishim edhe një aktivitet ku ishit të pranishëm edhe ju, lidhur me përkujtimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ku edhe njëherë sot, ambasadori i SHBA-ve bëri të qartë për të gjithë shqiptarët se ne, pra shqiptarët, kemi një betejë të madhe për të zhvilluar në mënyrë që të ruajmë demokracinë, një betejë me korrupsionin dhe krimin, duke filluar nga parlamenti shqiptar. Deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur që këtë betejë me krimin duke filluar nga parlamenti shqiptar, ta çojnë deri në fund, prandaj sigurisht nuk mund të tërhiqemi nga hapat tona.” u shpreh Kreu i Grupit Parlamentar
 
Lidhur me kandidatët për bashki në zgjedhjet vendore, dhe negociatat me aleatët e demokratëve, mes të cilëve edhe PDIU, Paloka tha se gjithçka do të përcaktohet në kohën e duhur. Sa i përket lajmit të bërë publik në media për negociata mes Edi Ramës dhe kreut të PDIU Shpëtim Idrizi për zgjedhjet e qershorit, Paloka nuk pranoi të komentojë duke u shprehur se në momentin e duhur do të flitet edhe me aleatët e PD.
 
“Ky është një proces që nuk i takon kryetarit të grupit. Çdo gjë do të ketë kohën e vetë. Do të bisedojmë edhe me aleatët. Lidhur me flirtimin e deputetëve të PDIU me mazhorancën, ata kanë problemet e tyre dhe duhet t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Jemi në fazën e zhvillimit të mbledhjeve të seksioneve në të gjithë degët. Në momentin duhur do të flasim edhe me aleatët.” tha Paloka 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi