"Drejt Punës"/ Erik Roçi: Kur
emigracioni të kualifi kon në zanat

"Drejt Punës"/ Erik Roçi: Kur<br />emigracioni të kualifi kon në zanat
TIRANE- “Ruaj traditën, trashëgo vlerat”, kjo është motoja që ka Erik Roçi, një prej djemëve të familjes, që sot ne e sjellim si histori suksesi në tregun e konsumit të mishit, por edhe produkteve të bulmetit.

Edhe pse zgjedhja e tij ishte shkolla profesionale “Hidro-sanitare”, ai nuk u largua nga zanati, sërish mbeti besnik i këtyre profesionave fisnike, por që premtojn jo vetëm një të ardhme, por përkthehen në të ardhura. Në një intervistë për “Shqiptarja.Com” Eriku rrëfen vështirësitë e emigracionit, kualifikimet që fitoi gjatë tetë viteve qëndrim në Greqi dhe përvetësimin e zanatit të kasapit në mënyrë perfekte.

Siguria ushqimore
Shumë prej ushqimeve që konsumojmë çdo ditë janë të modifikuara gjenetikisht. Edhe pse në vendin tonë nuk ka statistika të sakta rreth përqindjes së ushqimeve OMGJ që prodhohen dhe importohen, kjo na bënë që të drejtohemi drejt produkteve natyrale. “Klientëve iu ofruam ato çka ne i merrnim të freskëta nga vendilindja jonë, produkte që vështirë ti gjesh në treg, ku cilësia bën diferencën”, këtë tregon Eriku, menaxheri i marketit të mishit “Çunat Tonë”.

Kërkesa në treg
Të gjithë jemi dëshmitarë që produktet e konsumit të përditshëm janë me hormone, pasi rriten me kimikate dhe pesticide të ndryshme të cilat mund të sjellin pasoja të dëmshme për konsumatorët. Me djemtë e familjes Roçi kuptojmë se çelësi i suksesit të tyre ka qenë siguria ushqimore. “Me produktet bazë që ne ofrojmë nga zona e Shëngjergjit, zonë e cila cilësohet si malësia e Tiranës, ne kemi pasur fatin të bashkëpunojmë me të gjithë banorët e zonës, duke na ofruar cilësi të garantuar pasi bagëtitë e imta vijnë nga kullotat dhe nuk rriten me ushqime të koncentruara”, pohon Eriku.
 
Jeni diplomuar në shkollën profesionale për “Hidro-sanitare”, por tashmë punoni dhe menaxhoni dyqanin e mishit “Çunat Tonë”. Pse kjo zgjedhje?
Pas mbarimit të gjimnazit në shkollën profesionale “Hidro-sanitare” emigrova në Greqi për një të ardhme më të mirë. Duke parë dhe vështirësit e tregut të punës, pasi Shqipëria në atë periudhë ishte në tranzicion, rriskova si shumica e shqiptarëve që emigrojnë për një jetë më të mirë.

Në fakt, nuk ishte një zgjedhje e rastësishme pasi në zanatin e kasapit e kemi pasur si traditë familjare dhe nuk ishte aspak e vështirë për ta përvetësuar. Me pak vështirësi, por arritëm të ishim pjesë e disa restoranteve më të ‘mira’ të Athinës, duke marrë akoma më tepër eksperiencë në këtë fushë. Për të mos thënë një pervojë krejtësisht nga çfarë kishim parë në Shqipëri. 
 
Pse u kthyet në Shqipëri?
Ky nuk ishte një vendim i lehtë, por duke parë se ne krijuam një eksperiencë dhe fituam një zanat të rëndëssishëm, vendosëm të ktheheshim dhe të provonim tregun shqiptar. Tetë vite, besoj nuk janë pak për të vënë në jetë të gjithë njohuritë që ne fituam gjatë kësaj kohe. U kthyem me një dëshirë që të vjmë të realizojmë diçka të mirë në Shqipëri, duke punësuar veten, por edhe familjen.  
                                                 
Qëndrimi prej tetë vitesh në Greqi ishte një fat për ju, pasi duket se morët dhe kualifikimet e duhura në këtë zanat?
Të gjitha kualifikimet që fituam atje arritëm që për një periudhë të shkurtër kohore ti vinim në jetë. Në fakt, marketin e mishit me produkte nga Shëngjergji e hapëm si vetëpunësim për vete dhe vëllain, por në vitin e parë vumë re se kërkesa ndaj produkteve ‘bio’ ose siç ne i cilësojmë, produkte natyrale u rrit. Klientëve iu ofruam ato çka ne i merrnim të freskëta nga vendilindja jonë, produkte që vështirë ti gjesh në treg, ku cilësia bën diferencën.
 
Cilat janë kushtet e sigurisë që ofroni ju tek produktet jo vetëm të mishit, por edhe të bulmetit?
Shpesh herë dëgjojmë klientë të frikësuar për shkak të koncentrateve që fermerët zakonisht përdorin në rritjen e bagëtive të imta. Por, me produktet bazë që ne ofrojmë nga zona e Shëngjergjit, zonë e cila cilësohet si malësia e Tiranës, ne kemi pasur fatin të bashkëpunojmë me të gjithë banorët e zonës, duke na ofruar cilësi të garantuar pasi bagëtitë e imta vijnë nga kullotat dhe nuk rriten me ushqime të koncentruara.

Cilësia, ka qenë çelësi i suksesit që ne kemi pasur me produktet bazë në marketin tonë. Secili nga ne, kërkon një produkt natyral pa OMGj, që do të thotë që sot është vështirë ti gjesh në treg. Ne e kemi bërë të mundur këtë fakt, dhe për këtë arsye kemi krijuar rrjetin e klientëve besnik.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel