"Drejt Punes"/ Milend Ndini: Si të
sfidosh tregun me zanatin e stukatorit 

"Drejt Punes"/ Milend Ndini: Si të<br />sfidosh tregun me zanatin e stukatorit 
TIRANE- Shpatulla, guri smeril, leva, çelësi, çekiçi, pompa e presionit, janë disa nga veglat që ai ka prekur dhe është rritur pranë tyre. Edhe pse ka qenë në moshë fare të vogël, ai është ndikuar dhe ndjekur të njëjtën rrugë si babai i tij. Ky është Milend Ndini nga Pogradeci, i cili prej disa vitesh tashmë është pjesë e kompanisë “Tendece 3A” në profilin e stukatorit në servisin e bojërave. Në këtë rrëfim ai ndalet jo vetëm tek zanati që e ka të trashëguar nga familja, por tek benefitet që ka fituar nga ky orientim.

Profesioni i trashëguar
Janë të rrallë djemtë që ndjekin rrugën e baballarëve, por me Milendin ka ndodhur e kundërta. Edhe pse i ri në moshë, ai zgjodhi të njëjtin profesion si babai ti tij në Pogradec. Edhe pse është larguar prej pak vitesh që andej, ai na rrëfen se nuk do ta braktis kurrë këtë zanat, ai i fal kujtime, por i ka sjell dhe shumë fat në tregun e punës. “Unë këtë zanat e kam të trashëguar nga babai im, i cili prej vitesh ka servisin e tij dhe unë jam rritur pranë këtyre proceseve. Pas ikjes nga qyteti im i lindjes, ndoqa të njëjtën rrugë edhe në Tiranë, duke mos e braktisur kurrë këtë zanat”, tregon Milendi.

Paragjykimi i profesionit
Të rinjtë edhe pse nuk kanë vullnet për të përvetësuar një diplomë universitare, i gjejmë në degë të ndryshme, por që nuk iu premtojnë të ardhme përsa i përket tregut të punës. të jesh një stukator apo llamarinist nuk është ofendim, madje është nder pasi janë profile që jo çdo kush i do, për më tepër i paragjykojnë. “Shumë djem tremben nga pluhuri apo proceset e tjera të stukimit, por këta janë zanate që nuk vdesin kurrë, madje të krijojnë mundësi të mira aftësimi profesional”, tregon Milendi, duke dhënë një leksion të mirë për të gjithë të rinjtë që paragjykojnë profesione të tilla.
 
Të bësh stukatorin nuk është aspak e lehtë. Prej sa kohësh e bëni këtë punë?
Kam shumë vite që e bëj këtë profesion për të mos thënë, që në shkollën 8-vjeçare e kam praktikuar.
 
Është një pozicion që ka përgjegjësi?
Unë jam përgjegjës për stukimet e makinave të dëmtuara. Pasi është drejtuar makina vjen dhe faza e punës time, stukimin, luçidimin dhe në fund kalon tek sektori i bojës. Është një proces pune që kalon zinxhirë, për ta finalizuar në fund me një makinë të rregullt dhe pa asnjë gërvishtje.
 
Si funksionon procesi i stukos, është një proces delikat?
Pasi vjen makina e përplasur kalon më parë tek llamarinisti i cili drejton pjesët e dëmtuara, duke i dhënë dhe formën afërsisht siç ka qenë, në fund forma totale vjen me anë të stukos. Standardet e punë janë bashkëkohore dhe duhet të respektohen, aspirimi, mjetet mbrojtëse janë masat që i ka çdo punonjës në servisin e bojërave të makinës në “Tendence 3A”.
 
Pse zgjodhët këtë orientim, ke qenë i ndikuar nga familja apo ishte një pasion i kahershëm?
Ashtu siç e theksova më lart, unë këtë punë e bëj që në fëmijëri, pasi fillimet e para i kam pranë servisit tim. Aty ka nisur gjithçka. Unë këtë zanat e kam të trashëguar nga babi im, i cili prej vitesh ka servisin e tij dhe unë jam rritur pranë këtyre proceseve. Pas ikjes nga qyteti im i lindjes, ndoqa të njëjtën rrugë edhe në Tiranë, duke mos e braktisur kurrë këtë zanat.
 
Të rinjtë sot hasin vështirësi në tregun e punës. Ju si e shikoni të ardhmen tuaj në këtë zanat?
Sigurisht që tregu i punës është i vështirë, por nëse vërtetë çdonjëri do të përkushtohet në një drejtim të caktuar, çdo gjë bëhet më e lehtë. Unë kujtoj që, babai im gjithë jetën e tij ja ka përkushtuar një servisi dhe me atë frymë jam rritur dhe kam ecur deri në këto momente. Është mirë kur profesioni trashëgohet dhe ruhet, madje të përkthehet dhe në të ardhura të kënaqshme.
 
Djemtë, shpesh herë paragjykojnë disa profesione që të sigurojnë treg pune...?
Kur më pyesin se si funksionon një proces pune në stukim, të gjithë stepen në fillim, por kur e bën prej shumë kohësh, motivohesh dhe nuk e lë kurrë si profesion. Sigurisht që shumë djem tremben nga pluhuri apo proceset e tjera të stukimit, por këta janë zanate që nuk vdesin kurrë, madje të krijojnë mundësi të mira aftësimi profesional. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë