Grupet e interesit dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë kanë shfaqur kritika për ligjin e të drejtës së autorit.
 
Përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë thanë në Komisionin e Medias se ligji është në disa çështje antikushtetues ndërsa nuk është përshtatur me legjislacionin ndërkombëtar të cilit i referohet.
 
Ndërkaq përfaqësues të Agjencisë së Administrimit Kolektiv të Kinematografisë thanë se një ligj i tillë është i papranueshëm madje i pazbatueshëm për realitetin shqiptar.



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)