"Elbasan Arena" gati, të mërkurën
testi I përballë kombëtares U-19

"Elbasan Arena" gati, të mërkurën<br />testi I përballë kombëtares U-19
ELBASAN - Të mërkurrën në orën 18.00 do të zhvillohet ndeshja e parë mes kombëtares A dhe ekipit U-19 të Elbasanit. Ky do të jetë edhe testimi që do ti bëhet stadiumit Elbasan Arena si për tapetin e blertë, hyrjen e tifozëve si dhe për të gjithë sistemin e funksionimit të këtij stadiumi. 

Për organizimin e ndeshjes së parë ndërkombëtare janë mbledhur bashkë të gjithë drejtuesit e institucioneve për të detajuar dhe masat e fundit në prag të zhvillimit të ndeshjes. Drejtori i stadiumit "Elbasan Arena" Dritan Kadia konfirmoi se stadiumi është gati si dhe organizimi i ndeshjes së parë provë.

Rolin më të rëndësishëm në organizimin e kësaj ndeshje do ta ketë Drejtoria e Policisë Elbasan. 

Kryteari i bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini ka deklaruar se në bashkëpunim me policinë por edhe me stafin e stadiumit do të bëhen edhe testimet e fundit në mënyrë që organzimi të jetë optimal. Ai ka deklaruar se elbasanasit atë ditë do të solidarizohen duke mos përdorur makinat në mënyrë që të presim sa më mirë miqtë në këtë ndeshje të parë ndërkombëtare në qytetin e Elbasanit.

Drejtuesit e stadiumit konfirmuan se hyrja e sportëdashësve ditën e mërkurrë do të jetë falas megjithëse ata do të hyjnë brenda stadiumit do të pajisen me bileta dhe do të testohen të gjithë elementët për të garantuar një ndeshje të parë ndërkombëtare të suksëshme me Danimarkën.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’