"Elbasan Arena" merr notë pozitive
nga UEFA, gati për Danimarkën

"Elbasan Arena" merr notë pozitive<br />nga UEFA, gati për Danimarkën
Zëdhënësi për shtyp i Federatës Shqiptare të Futbollit deklaron se stadiumi “Elbasan Arena” ka marrë vlerësim pozitiv nga UEFA pas testit miqësor që zhvilloi ndaj Elbasanit U-19.
"Kemi marrë vlerësim maksimal në testin miqësor me të rinjtë e Elbasanit.

Në përgjithësi kemi shkuar mirë edhe pse ka disa gjëra për të rregulluar. Tashmë kemi një stadium të ri jo vetëm për tifozët edhe për ekipin por edhe për mediat. Për herë të parë kemi një sallë konferencash me licencën A, që plotëson të gjitha kushtet e vendosura nga UEFA.

Media ka rregulla të reja dhe të gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe operatorët duhet të jenë të gatshëm për të hyrë në stadium dy orë më parë. Çdo gjë do funksionojë në bazë të akreditimit të kryer më parë në FSHF" tha ai.

“Elbasan Arena” me një kapacitet prej 12.500 vendesh kushtoi 5.5 milionë Euro. Shqipëria ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin e ri që u inaugurua do ta zhvillojë më datë 11 Tetor përballë Danimarkës të vlefshme për eliminatoret e kampionatit Europian që do të zhvillohet në Francë.

Pritshmëritë për ndeshjen e së shtunës janë maksimale, për shumë arsye, e mbi të gjitha për faktin që kuqezinjtë vijnë pas fitores ndeshjen e parë në fitores në Portugali dhe ndeshjen e parë në shtëpi për këto eliminatore e zhvillojë në një stadium të ri në shtëpi.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’