Akuza të forta janë hedhur në drejtim të Turqisë këtë rradhë nga mbreti Jordanez Abdullajh. Ai ka akuzuar Turqinë se, ka eksportuar terroristë në Evropë madje ka deklaruar, kriza e madhe e refugjatëve nuk ishte një aksident ashtu si dhe prezenca e terroristëve mes tyre.

“Është fakt që terroristët po shkojnë në Evropë si pjesë e politikave të Turqisë”, është shprehur ai. I pyetur për faktin nëse ISIS po eksporton naftë në Turqi, Abdullah tha se kjo është e vërtetë absolute.

Kjo deklaratë e mbretit të Jordanisë në fakt është bërë më 11 janar gjatë një takimi në Kongresin amerikan, raporton “MiddleEastEye”, që mbulon zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Ai ka ftuar politikanët amerikanë që të pyesin presidentët e Kosovës dhe Shqipërisë çfarë mendojnë për Turqinë. Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova po i luten Evropës t’i bëjë pjesë të saj, para se Erdogani ta bëjë këtë.