Anglia shënoi sot një fitore dramatike 2:1 në fund të takimit kundër Uellsit, duke bërë kështu edhe më interesante gjendjen në Grupin B të kampionatit Europian të Futbollit, "Francë 2016".
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Bollaert Delelis” të Lensit. Uellsi erdhi në epërsi në pjesën e parë përmes Gareth Bale në minutën 42', ndërsa Anglia barazoi në pjesën e dytë përmes Jamie Vardy në minutën 56'.
Kur të gjithë menduan se ndeshja do të mbetej pa fitues, ishte Daniel Sturridge në minutën 92' që shënoi golin e fitores për “Tre Luanët”.
Anglia dominoi me qarkullimin e topit duke shkuar deri në 65%, por Uellsianët ishin të padepërtueshëm.
Pas kësaj fitoreje, Anglia kryeson tabelën në grupin B me katër pikë, Sllovakia dhe Uellsi kanë nga tri pikë, dhe Rusia ka vetëm një pikë.
(Gol min 42' Bale G., Uells)
(Gol min 56' Vardy J., Angli)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA