"Euro 2016", Lila dhe Bala: Nuk
dorëzohemi, duam të qëndrojmë
Sot, në konferencën e radhës për shtyp kanë dalë dy futbollistët e skuadrës kombëtare të Shqipërisë Andi Lila dhe Bekim Balaj. I pari, është aktivizuar në formacionin bazë në ndeshjen kundër Francës, ndërsa I dyti, ka qenë i gatshëm për tu provuar në fushën e lojës por dëmtimi i detyruar i Ajetit, e ka detyruar stafin që të ndryshonte mendim në çastin e fundit.
Në konferencën e radhës për shtyp pasditen e sotme, kanë dalë dy futbollistët e skuadrës kombëtare të Shqipërisë Andi Lila dhe Bekim Balaj. I pari, është aktivizuar në formacionin bazë në ndeshjen kundër Francës, ndërsa i dyti, ka qenë i gatshëm për tu provuar në fushën e lojës por dëmtimi i detyruar i Ajetit, e ka detyruar stafin që të ndryshonte mendim në çastin e fundit.
Të dy futbollistët kanë qenë në unison sa i takon ndeshjes me Rumaninë, pasnesër. “
Kemi qenë të pafat n dy ndeshjet e para dhe mund të merrnim më tepër. Por nuk do të dorëzohemi kurrë. Të gjithë kemi dëshirën që të qëndrojmë sa më gjatë në Europian”- theksuan të dy futbollistët në përgjigjet e tyre në konferencën e dytë për shtyp, pas ndeshjes me Francën të zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Vellodrome”, të Marsejës.
I pari ka folur Lila, për të cilin emocionet kanë qenë të mëdha në ndeshjen me Francën: “
Edhe pse nuk kemi marrë asnjë fitore prej kaq shumë vitesh ndaj Rumanisë, unë besoj se ne i kemi mundësitë ta bëjmë këtë gjë në ndeshjen e të dielës. Jam i bindur se këtë herë gjërat do të shkojnë në favor të Shqipërisë”- shprehu optimizmin e tij futbollisti prej vitesh kontribuan në skuadrën kombëtare.
I pyetur për zëvendësimin në ndeshjen me Francën futbollisti u përgjigj: “
Edhe pse u zëvendësova në ndeshjen me Francën, nuk dua ta komentoj këtë moment. Ishte një zgjidhje taktike e trajnerit. Jo vetëm unë por askush nuk ka të drejtë të komentojë vendimet e tij. Unë jam gati, ti shërbej skuadrës, kurdoherë duke dhënë maksimumin në fushën e lojës, sa herë që skuadra të ketë nevojë”- theksoi mes të tjerave futbollisti i kombëtares Andi Lila.
Më pas pyetjet e gazetarëve janë fokusuar tek sulmuesi Bekim Bala, i cili ende nuk ka patur mundësi që të marrë minutat e tij në këto finale. "
Kampionati Europian, është një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe të gjithë kemi mësuar shumë prej tij. Dëshira ime për të luajtur, ka qenë e madhe”- u shpreh me sinqeritet sulmuesi shkodran.
Më pas ai shprehu hapur dhe pa ekuivok mendimin e tij në lidhje me aktivizimin. ”
Minialisht kemi edhe një ndeshje për të luajtur". Shpresoj se dhe unë do të kem mundësinë të provoj të luajë ndonjë minutë. Por edhe nëse nuk ndodh kjo, nuk do te jem aspak i zhgënjyer. Pasi nuk mund të flitet për zhgënjim kur je pjesë e skuadrës kombëtare në Kampionatin Europian” – përfundoi përgjigjen e tij sulmuesi i skuadrës kombëtare, Bekim Bala.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
28.6%
-
Jo
59.6%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 255
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Opozita shkakton tensione në këshillin bashkiak Tiranë, hapet gara për stadiumin e ri ‘Selman Stërmasi’, Veliaj: Do e bëjmë si Arena Kombëtare
8 Tetor, 22:49
-
Rama parashikoi mandate sa në '97 për PD, Alimehmeti: E dëgjova me shqetësim, nuk e tha kot! Politika flet me simbolika
8 Tetor, 22:46
-
Izraeli: Pasardhësi i Nasrallahut në pushtet mund të jetë ‘eliminuar’
8 Tetor, 22:42
-
Largohet nga drejtimi i IdentiTek Loina Prifti, ja kush do e zëvendësojë! Ministri Hoxha firmos nesër për pasuesen
8 Tetor, 22:32
-
Ardit Rada: Skenari 'LSI 2008', karta e fundit! PD drejt ngujimit dhe grevës në Parlament?
8 Tetor, 22:30
-
Kosovë/ Prokuroria bastis Ministrinë e Mjedisit, 2 të dyshuar për korrupsion dhe fshehje pasurie! Sekuestrohen kompjutera dhe dosje
8 Tetor, 22:21
-
DOSJA K- Pjetër Delia / Një rebel në kampin e internimit të Savrës
8 Tetor, 22:17
-
Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen
8 Tetor, 22:09
-
'PD nuk është më opozita', Pano Soko: Nuk arrin të trembi mazhorancën! Ti nuk vjen me moralin se 'Ne vjedhim më pak'
8 Tetor, 21:57
-
U arratis nga burgu në Itali më 2017, kapet në aeroportin e Romës 41-vjeçari shqiptar me 7 emra! Po udhëtonte nga Spanja
8 Tetor, 21:50
-
Dështimi me mosbindjen civile/ Meçe: PD e reduktuar në sektin berishian! Çaça: Organizimi linte për të dëshiruar
8 Tetor, 21:49
-
Nesër reshje në Shkodër e Lezhë, tre ministra dakordësojnë masat parandaluese me kryebashkiakët: Inspektoni hidrovoret dhe pastroni kanalet
8 Tetor, 21:18