"Euro 2016", Sllovakia 'shuplakë'
rusëve, kryeson me Uellsin grupin B

"Euro 2016", Sllovakia 'shuplakë'<br />rusëve, kryeson me Uellsin grupin B
Pas barazimit të marrë ndaj Anglisë në minutat e fundit të takimit, rusët kanë kapitulluar ndeshjen e dytë në Grupin B, përballë Sllovakisë. Ndeshja cilësohej e lehtë në letër për rusët, por fusha e blertë dëshmoi të kun dërtën dhe sllovakët fituan me rezultatin 2:1 në stadiumin e Lilës, në Francë. 

Sllovakët kishin nxjerrë mësime pas humbjes ndaj Uellsit në takimin e parë dhe në këtë sfidë, janë treguar shumë më konkretë para portës.
 
Eeis dhe Hamshik ishin protagonistët kryesorë, duke regjistruar të dy nga një gol dhe nga një asist në pjesën e para të këtij takimi, për t’i dhënë një avantazh të ndjeshëm kombëtares së tyre që kthehet në garë për kualifikimin e mëtejshëm.
 
Rusët reaguan në pjesën e dytë duke ngushtuar diferencën 10 minuta para përfundimit të ndeshjes, por asgjë më tepër, pasi Sllovakia ruajti avantazhin deri në minutat e fundit të lojës.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë