Eurocopter, kompania që ka prodhuar helikopterin e rrëzuar të mërkurën në Shqipëri, do të ofrojë asistencë dhe ndihmë në hetimin e ngjarjes, nëse kjo do t’i kërkohet nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.
 
Kështu është shprehur shefi i zyrës së shtypit të “Airbus Helicopter”, Guillaume Steuer.
 
"Airbus Helicopter" është në dijeni të aksidentit tragjik të një helikopteri H145. ‘Airbus Helicopter’ është i pikëlluar thellë nga ky aksident dhe zyrtarët e kompanisë shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për familjet, miqtë dhe kolegët e atyre që humbën jetën. Kompania është e gatshme për të mbështetur plotësisht autoritetet në hetimin e shkakut të aksidentit”, ka deklaruar Seuer për Top Channel.
 
Në vendin e aksidentit qëndrojnë forcat e policisë, të cilat e kanë rrethuar atë, si dhe një mjet lundrues po i Policisë së Shtetit. Ende nuk është bërë e ditur se kur do nxirret nga uji helikopteri i dëmtuar rëndë nga rrëzimi.

Redaksia Online
Shqiptarja.com