"Express": Qeveria shqiptare refuzon
armët kimike, dërgohen në Trepçë?
Gazeta Express në Kosovë ka mësuar se tashmë pothuajse është i sigurt refuzimi, që qeveria shqiptare do t'i bëjë depozitimit dhe shkatërrimit të armëve kimike siriane dhe në rast se Shqipëria refuzon, do të mbetet si mundësi Republika e Kosovës.
PRISHTINË - A do ta zgjidh Qeveria e Kosovës një ngërç ndërkombëtar. Pas Shqipërisë po përmendet si opsion Kosova.
Gazeta Express në Kosovë ka mësuar se tashmë pothuajse është i sigurt refuzimi që qeveria shqiptare do t'i bëjë depozitimit dhe shkatërrimit të armëve kimike të Republikës së Sirisë.
Disa burime bëjnë të ditura se si opsion i dytë, në rast se Shqipëria refuzon, do të mbetet si mundësi Republika e Kosovës.
“Ka pas diskutime të kësaj natyre edhe në vendet e NATO’së. Ekziston dy mundësi, që ato armë kimike për momentin të depozitohen në strehimorët e aeroplanëve ushtarak nën malin e Goleshit, ose si mundësi e dytë shkatërrimi i tërësishëm i tyre në furrat e shkritores së Trepës”, thonë burimet.
Sipas të njëjtave burime Qeveria e Kosovës nuk e ka përjashtuar tërësisht ketë opsion, por ka përmendur investime në fushën e mbrojtjes së ambientit, si kompensim për ketë shërbim që po i bëhet në zgjidhjen e e këtij ngërçi ndërkombëtar.
Arsyeja përse është gjetur Kosova në këtë kombinim, thuhet sipas burimeve të mirinformuara, janë raportet e mira që Qeveria e Kosovës ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në rast se kryhet ky shërbim, mund të ndodhë edhe ndonjë njohje e rëndësishme, që deri më tash nuk është paramenduar”.
Përndryshe Ministria e Punëve të Jashtme dhe ministri Hoxhaj prej kur ka filluar konflikti në Siri ka qenë vazhdimisht aktiv me komunikata të ndryshme, duke e krahasuar atë konflikt me luftën në Kosovë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15