TIRANE- “Të dashur miq, dua të ndaj me ju këtë lajm të mirë. Në vetëm më pak se 300 ditë, kemi dhënë mesazhet e sinjalet e duhura. Por ky është vetëm fillimi, nuk duhet ta harrojmë as unë, as ju!” Kë qenë ky mesazhi në Facebook i kryeministrit Edi Rama, pas publikimit më të fundit të revistës amerikane “Foreign Policy” të indeksit-bazë të rentabilitetit, “Ku të investosh në botë”, Edicioni 2014. Në këtë publikim, revista vlerëson se Shqipëria është përmirësuar me 18 vende, pasi është renditur në vendin e 53-të për vitin 2014, nga vendi 71 që ishte në vitin 2013, për mundësitë e tërheqjes së investimeve të huaja.
Raporti i Foreign Policy bazohet në tetë faktorë, për të parashikuar atë se çfarë investitorët e huaj presin në vendet ku duan të investojnë. Këta faktorë janë: rritja ekonomike, stabiliteti financiar, siguria fizike, korrupsioni, varësia nga qeveria, bashkëpunimi mes partnerëve lokalë, kontrolli mbi kapitalin dhe kursi i këmbimit.
Në analizë ishin marrë 112 vende në total. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria lë pas Serbinë, Bosnje-Hercegovinën, madje edhe Kroacinë, që është një vend anëtar i Bashkimit Europian. Ky raport merret për bazë nga intestitorët ndërkombëtarë, për shkak të rreziqeve gjeo-politike dhe financiare që rëndojnë mbi ekonominë globale.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com