Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë ka reaguar ndaj deklaratave të shteteve të ndryshme perëndimore mbi çështjen e vrasjeve masive të armenëve në 1915-ën. Turqia e ka quajtur të njëanshëm fjalimin e Presidentit të SHBA-ve i cili i quajti këto ngjarje si një "fatkeqësi e madhe për popullin e armenëve".
Ata kundërshtojnë çdo lloj drejtësie të njëanshme dhe zgjedhëse, ndaj për këtë arsye kanë reaguar dhe ndaj deklaratave të presidentit Gjerman, Joachim Gauk duke thënë se Turqia nuk do t’i harrojë fjalët e tij dhe nuk do ta falë atë.
Ministria e Punëve të Jashtme Turke ka dënuar gjithashtu dhe deklaratat dhe veprimet e Francës, për shkak se presidenti Francois Hollande mori pjesë dje në ceremoninë e organizuar në nderim të viktimave të “vrasjeve masive” të armëve. Një reagim i ashpër ka shkuar dhe ndaj Rusisë për përdorimin e fjalës “genocid” duke theksuar se deklaratat e presidentit Vladimir Putin nuk i shërbejnë paqes në rajon, përkundrazi e minojnë atë.
“Duke marrë parasysh humbjet e të dy anëve në atë kohë dhe duke i kujtuar ato me respekt si dhe thirrjet e sinqerta për rindërtimin e marrëdhënieve mes dy popujve, Turqia shpreson të gjejë një mbështetje kundrejt dorës së zgjatur të paqes ndaj Armenisë" theksohet ndër të tjerat në deklaratën e MPJ të Turqisë.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se është e rëndësishme që shtetet mike të marrin pjesë në këtë "projekt miqësie" ndërmjet dy popujve, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë ti vendosë mbi supe popullit turk një faj të cilin nuk e ka bërë.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com