Kryetari i komisionit të posaçëm për reformën në Drejtësi Fatmir Xhafa thotë se Byroja Kombëtare e Hetimit nuk mund të ngrihet pa pasur më parë institucionin e ri të Prokurorisë antikorrupsion, në varësinë e së cilës do të jetë Byroja.
"Nëse do të ngrihej sot, Byroja nuk do të funksiononte dot, do të ishte vetëm sa për të hedhur hi syve, sa për të thënë që e ngritëm dhe byronë. Ajo nuk do të bënte dot asgjë sepse pjesëtarët e saj, pra policia gjyqësore, nuk do të kishte te cila prokurori të dërgonte hetimet e saj”, tha Xhafa në emisionin “KAPITAL” në Vizion Plus.
Ai shtoi se qeveria u detyrua të dërgonte në parlament projektin që kishte për byronë, pas presionit dhe betejës politike që bëri opozita, edhe pse ishin të bindur që Byroja nuk mund të miratohej pa ndodhur më parë ndryshimet kushtetuese.
Xhafaj shprehet se ka gjyqtarë dhe prokurorë të frikësuar që po përpiqen të sigurojnë pozitat e tyre duke i dalë kundër reformës në drejtësi.
“Ka gjykatës e prokurorë që ëndërrojnë që reforma të mos behet, madje që lobojnë në qarqe politike që reforma të mos kalojë. Kam informacione se janë ulur edhe në tavolinë duke llogaritur votat kundër reformës”, tha kreu i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com