"Guardiola, dëshironte të
drejtonte kombëtaren e Brazilit"

"Guardiola, dëshironte të<br />drejtonte kombëtaren e Brazilit"
"Pep, dëshironte që Brazilin ta bënte kampion në Botëror dhe kishte si objektiv të vetëm që të na mundësonte fitoren tonë si kampionë".
Futbollisti i Barcelonës, Dani Alves ka pretenduar se trajneri i Bayern Münih, Pep Guardiola në Kupën Botërore FIFA 2014 ka patur dëshirë të drejtojë kombëtaren në Brazil, raporton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti i Kombëtares Braziliane për shtypin në SHBA duke theksuar se me Guardiolan është takuar për herë të fundit para Botërorit tha se: "Pep, dëshironte që Brazilin ta bënte kampion në Botëror dhe kishte si objektiv të vetëm që të na mundësonte fitoren tonë si kampionë".
Alves i cili ka pretenduar se këtë e ka penguar Federata e Brazilit, ka pohuar se "Federata nuk dëshironte sepse menduan që populli brazilian nuk do ta pranonte drejtimin e ekipit nga një trajner i huaj".

Futbollisti 32 vjeçar Alves duke akuzuar federatën për shkak të refuzimit të propozimit, ka vlerësuar se: "Nëse lejoni që të ikë një mundësi e tillë do të thotë se me të vërtetë nuk mendoni për ekipin kombëtarë".

Alves i cili flet duke lavdëruar trajnerin spanjoll ka theksuar se: " Pep është trajneri më i mirë në botë. Në futboll dhe në ekipet që ka drejtuar ka kryer revolucion. Ishte shumë bukur të punoja në të njëjtin ekip me të".

Guardiola, i cili ka drejtuar Barcelonën gjatë viteve 2008-2012 ekipi ka fituar 14 kupa dhe 2 në UEFA Liga e Kampionëve dhe më pas ai mori nën drejtim Bayern Münih.

Ndërsa ekipi kombëtar i Brazilit i dha lamtumirë turneut pas humbjes 7-1 ndaj Gjermanisë në botërorin i cili i zhvillua vitin e kaluar në vendin e tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme e Kosovës e konfirmon, një shtetas i Kosovës u ndalua nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë! Daçiç: U arrestua një kriminel lufte

Ministria e Jashtme e Kosovës e konfirmon, një shtetas i Kosovës u ndalua nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë! Daçiç: U arrestua një kriminel lufte