"Hunda e deformuar prej
kokakinës" e milionerit skocez

ANGLI - Ai ka thithur kokainë cdo ditë, kështu hunda e tij është deformuar duke u futur brenda fytyrës. James Brown, ky është emri i protagonistit i cili u dënua me pesë vjet burg pas një fushatë të policisë britanike kundër trafikimit të kokainës. Skocezi 45 vjeçar, i cili u bë aq i pasur me tregun e pasurive të patundshme doli në pension në moshën 36 vjecare dhe filloi të konsumojë kokainën  për të kaluar kohën. Dhe pas nëntë viteve të përdorimit të dendur hunda e tij ishte fjalë për fjalë në "pension".

Dhjetorin e kaluar, policia britanike gjeti të fshehura në makinën e tij, një sasi kokaine, në shumën 117.000 £. Pasi e kontrolluan në dhomën e tij të hotelit luksoz, hetuesit zbuluan edhe armë . Pasioni i tij, ushqyer çdo ditë me sasi të mëdha të drogës të financuara nga miliona të fituara, jo vetëm e bënë atë të jetë paranojak dhe të ketë probleme serioze shëndetësore, por shkaktoi një kolaps të vërtetë te hunda e tij.

(ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas