FRANCE - Aktori i njohur i komedisë franceze Dieudonné M'bala M'bala është arrestuar nga policia pasi ka mbështetur në rrjetin social Facebook terroristin Amedy Coulibaly, i cili më 9 janar mori peng një supermarket me pronar hebre ku humbën jetën 4 persona e ku dhe vetë Coulibaly u vra nga policia.
Aktori komik u arrestua këtë mëngjes në banesën e tij në Eure-et-LOIR. Sipas policisë ai ka mbështetur terrorizmin dhe provë për këtë fakt, sipas autoriteteve franceze është bërë një status i tij në Facebook, ku Dieudonne shkruan: Unë ndihem ‘Charlie Coulibaly’.
Terroristi Amedy Coulibaly u vra nga policia franceze gjatë ndërhyrjes për të shpëtuar pengmarrësit, ndërsa 4 nga personat që ai mbante në supermarket, humbën jetën. Sipas policisë franceze ai bashkëpunoi në pengmarrje me gruan e tij, e cila është shpallur në kërkim dhe sipas autoriteteve ndodhet në Siri. Edhe pse para vrasjes deklaroi se pengmarrja ishte në emër të ISIS, Coulibaly shfaqi hapur lidhjen me dy vëllezërit Kouachi, të cilët shkaktuan masakrën në revistën satirike “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë 12 persona. Ai kërcënoi policinë se do të vriste të gjithë pengjet nëse policia nuk i jepte fund operacionit për kapjen e dy vëllezërve franko-algjerianë Said dhe Cherif Kouachi, të cilët u vranë ndërsa fshiheshin në godinën e një shtypshkronje në Paris.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com