Është vërtet kënaqësi që gjendemi këtu bashkë me deputetët, me kryetarin e bashkisë së Elbasanit, dhe bashkë me ju e me kryetarin e komunës. Kjo komunë, siç e tha dhe kryetari, për vite me radhë ka njohur rrënimin e dyfishtë, për shkak të qeverisë kombëtare dhe për shkak të një qeverisje vendore të paaftë dhe brutale.
Me fitoren e 8 majit ka filluar një rrugë që do përfundojë në 23 qershor. Ne jemi të bindur që në këtë komunë rezultati do të jetë jashtëzakonisht pozitiv. Por, nga ana tjetër ne jemi, këtu, sepse jemi të bindur po ashtu që zgjedhjet e 23 qershorit nuk janë një bast për dy palët, po janë një ballafaqim mes të shkuarës dhe të ardhmes ku vota për programin tonë të Rilindjes për skuadrën tonë të Rilindjes është një votë që shumë më tepër se sa kush do të fitojë në kuptimin e palëve vendos rrugën që do të marrë Shqipëria dhe çdo familje e zakonshme shqiptare.
Pyetje: Kemi 20 vite pa certifikatat e tokës dhe problemi i pronësisë nuk është zgjidhur, çdo bëni ju?
Të falënderoj, sepse pyetja është e lidhur drejtpërdrejt me themelin e punës që ne duam të fillojmë në fshat. Ne besojmë, shumë, që nuk ka të ardhme të sigurt për Shqipërinë, në kuptimin ekonomik dhe social, nëse rast se ne nuk kthehemi me gjithë forcën e vëmendjes nga fshati dhe nëse nuk Rilindim Fshatin, në radhë të parë. Por, sigurisht, që kjo Rilindje e Fshatit nuk është abstrakte. Është një plan konkret, që fillon me dhënien e certifikatës së tokës për çdo familje fermere që jeton me tokën, që rropatet për tokën prej 20 vitesh, që punon 16 orë për të nxjerrë prodhimin nga toka dhe akoma sot e gjithë ditën nuk e di e ka tokën të vetëm apo është në tokë të huaj. Sepse, në shumë raste, fatkeqësisht, familjet fermere janë grabitur në tokën e tyre nga akte të kthimit apo të kompensimit të pronës tërësisht korruptive. Ne miqtë e mi, jemi shumë të vendosur të çojmë drejt zgjidhjes problemin e pronës.
Është një problem, që është komplikuar shumë në këto vite.
Është një problem që ka tre aspekte;
Ka raportin me pronarët, ata që janë pronarë legjitimë, që kanë trashëguar apo pasuri të patundshme nga e kaluara.
Është raporti me fshatin dhe fermerin, ku ne do t’i qëndrojmë besnik parimit të shprehur se ata që gjenden në tokën që punojnë do marrin certifikatën e tokës. Dhe është raporti me gjithë kapitalin e investuar në shtëpitë që duhen legalizuar. Legalizimi proces i domosdoshëm për t’i dhënë fund, njëherë e mirë një zvarritjeje dhe njëkohësisht një batërdie, që vazhdon me ndërtimet pa leje. Kështu që, një nga tre këta elementë është certifikata e tokës për familjet që jetojnë në fshat dhe që punojnë tokën dhe duhet të marrin atë tokë, si pasuri të tyre të patundshme. Kjo është bindja jonë! Këtë ne do ta jetësojmë, si proces, duke filluar që ditën e parë të punës, në të tre këto drejtime
Pyetje: 20 vjet premtime për rrugë dhe rruga prej 1 kilometri nuk është bërë. S’kemi vaditje tokat na rrinë djerrë,se punimi ka vajtur ku s’thuhet, plehërimi plehu 100 mijë një kuintal.
Ju falënderoj për pyetjen!E preku edhe kryetari i komunës këtë shqetësim. Ne këtë e dëgjojmë kudo që; nuk ka ujë, nuk ka ujë, nuk ka ujë. E, pastaj reagon si fyer, madje, Saliu edhe thotë ç’është kjo mesjetë, kujt i thonë këta mesjetë, ne jemi në NATO. Në fakt e vërteta është që të jetuarit në mesjetë nga qytetërimin modern e ndan, ndër të tjera besoj unë, edhe uji, uji i pijshëm, uji i rrjedhshëm për t’u larë, uji për të vaditur tokën dhe njëkohësisht mbrojtja nga uji për të mos u përmbytur. Nëse raporti nuk është ky, por është siç është sot që s’ka ujë për t’u larë, s’ka ujë për të pirë, s’ka ujë për të vaditur dhe kur be shi përmbytesh atëherë, sigurish, që këtu jemi në një gjendje mesjetare. Jemi si në ato librat që i lexonim kur ishim të vegjël e na dukeshin si përralla, si legjenda. Por, ja sot unë erdha nga Korça. Ajo këneta që na dukej si përrallë ka dalë prapë, është aty. Është shfaqur prapë. Në Vlorë më tregonin që është rishfaqur zona malarike. Po shtohet mushkonja me shpejtësi të madhe. Është bërë mushkonja atje për ta marrë Saliu në koalicion. Po normal se kur mori Kastriotin në koalicion mund marrë dhe mushkonjat. Ne kemi detyrimin që këtë vend që është vendi i dytë me ujë në Europë më i pasur pas Norvegjisë, për sipërfaqe, ta bëjmë një vend ku çdo familje të ketë ujë. U bë legjendë çdo fushatë, të gjitha partitë, 20 vjet, do sjellim ujë, do sjellim ujë, uji është. Ajo që e pengon ujin të vijë është se s’ka shtet, se s’ka organizim shtetëror për të çuar ujin në rubinet, për ta çuar ujin në toka.
Jam ndjerë shumë keq, shumë i pezmatuar, kur kam parë në duke shkuar në Kuvajt shkretëtirat me parcela jeshile, perime e zarzavate të mbjella në shkretëtirë, çojnë ujin me pikatore në rrënjën e çdo bime, sepse ka shtet.
Në programin tonë ne kemi përcaktuar 160 mln usd vetëm për ujin në parcelë. Sipas parashikimit tonë është një shifër e nevojshme dhe e mjaftueshme për ta mbyllur, njëherë e mirë, këtë epokë pa vaditje dhe për të zgjidhur problemin e kullimit. Ne angazhohemi, solemnisht, që do të punojmë me mish e me shpirt që pas 4 vitesh çështja e ujit të rrjedhshëm në çdo shtëpi shqiptare mos jetë më çështje elektorale, por të jetë çështje e zgjidhur.
Sa i takon kostove, plehrave kimikë edhe kjo ka dy anë. E para, janë shumë të shtrenjtë. E dyta, s’janë as plehra kimikë më. Ne e kemi problemin e cilësisë se janë shkatërruar laboratorët, janë shkatërruar të gjithë mekanizmat e kontrollit. Ne duhet të zgjidhim dhe problemin e cilësisë, po së pari duhet të ulim koston. Ndaj kemi bërë një paketë të veçantë për uljen e kostos së prodhimit, duke filluar nga nafta,duke vazhduar me plehun kimik dhe me makineritë bujqësore.
Ne kemi dy vjet që e themi, edhe kur nisëm punën me programin, edhe në parlament e kemi çuar si projektligj për të hequr TVSH 20% dhe na kanë kundërshtuar, kundërshtuar, kundërshtuar edhe projektligjin e rrëzuan me votë. Tani kanë dalë vetë. E tani, dëgjoni ç’thotë Saliu, jo siç thonë socialistët që do ua heqin, ne do u japim lekët në dorë, kush mund ta besojë që Saliu mund të japë më lekë në dorë. Si mundet më të besohet që një qeveri dhe një kryeministër që s’kanë lënë katund pa shaluar në rrena, që nuk kanë lënë vend pa treguar përralla dhe pa thënë do bëjmë këtë e atë rrugë, që i tregojnë shqiptarëve që kanë bërë 10.400 km rrugë, ku në fakt kanë bërë vetëm 1.400. 10.400 km i kanë shirita, se kanë prerë 10 herë shiritin për të njëjtën rrugë për të dalë në televizor. Si mundet tani të ketë fshat apo shqiptar që të hajë rrenën që do t’i japë Saliu lekët në dorë?! Ishte në Shkodër që i thoshte këto. Ata atje në Shkodër u përmbytën. Njëherë doli e tha dëmshpërblimi 100%. U përmbytën prapë, dhe tha do japim edhe dëmshpërblimin e parë edhe të dytin. U përmbytën herën e tretë prapë të njëjtat premtime, dhe kur u përmbytën herën e katërt nuk i shkoi njeri, më, fare. Si mundet?! Nuk ndodh! Të hash këtë gënjeshtër, që këta do ta ulin koston e prodhimit në fshat duke dhënë lekë në dorë dhe të shkosh të blesh me idenë që do t’i japin lekët mbrapa, është vërtetë të duash pastaj ta hash gënjeshtrën me zor.
Ne nuk e kemi kështu. Do ketë skema transparente, mekanizma të qartë, si do të funksionojë gjithë ky proces i detaksimit të prodhimit në funksion të rritjes së prodhimit, por ama një gjë është e sigurt që ne do ta bëjmë këtë realitet.
Po të donin ta bënin këta kishin 8 vjet kohë për ta bërë. Në 8 vjet e kanë rrënuar krejtësisht fshatin. Në 8 vjet i kanë lënë familjet në fshat të braktisura totalisht. Kanë bërë vetëm korrupsion dhe kanë bërë vetëm propagandë. Në Labinot Mal, ishim tani, njerëzit nuk duan asgjë veç ujë për të vaditur tokat. Ua kanë premtuar një rezervuar sa herë shkonin për fushatë atje, si duket këtë e kanë premtim të përhershëm, ndërkohë kanë dhënë një koncesion për të bërë një HEC që, praktikisht, ata i than për ujë. Ndërkohë që, rezervuare të tjerë, që janë gati, nuk funksionojnë si rezervuare që të vadisin tokën familjet në fshat, por i kanë kthyer në basen për të rritur peshk. Rrisin peshk kryetarët e komunave të PD ose banditë që përfitojnë nga lidhja me kryetarin e komunës, dhe lënë toka të tëra pa ujë. Familje të tëra rrinë pa ujë ndërsa ata rrisin peshk. A e kuptoni ku kemi mbërritur?! Dhe u tregojnë fshatarëve përralla, pastaj, jemi në NATO, jemi në NATO. Po çlidhje ka kjo? Nëse jemi në NATO, është një arsye që të jemi si vendet e tjerë të NATO. Në vende të tjera të NATO-s as mund të imagjinohen probleme si këto. Ndaj, miku im, edhe për rrugën që the, sigurisht, ne do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë. Ne jemi shumë të qartë që dy gjëra do ndryshojmë. Do ndryshojmë dy gjëra që janë themelore.
E para, ne nuk do shtrojmë më rrugë që mbeten rrugëve, siç kanë mbetur rrugët e këtyre. Fillo hap nga të katër anët dhe i lënë rrugët rrugëve. I detyrojnë kompanitë të paguajnë dhe i zhysin nëpër borxhe të tmerrshme. U kanë borxhe me dhjetëra milionë euro kompanive për ato rrugë që i kanë lënë rrugëve. S’kanë mbaruar dot një rrugë dhe nga ana tjetër pa asnjë cilësi.
E dyta, nuk planifikojnë ndërtimin e rrugëve të lidhur me prodhimin. Rrugët sidomos për fshatin janë rrugë të prodhimit. Të nxisin ndërtimin e rrjetit të kalimit të prodhimit. Rrugët janë një nga arsyet pse prodhimi nuk qarkullon. Dhe më pas edhe rrjetin e grumbullimit dhe shpërndarjes së prodhimit. Që të mos vijmë në situata kur mirë mezi prodhohet, mirë mezi nxirret ai prodhim, po kur
kalbet? Po kur rrinë prodhuesit e shkretë dhe arrijnë ta japin me çmime të lira, të paimagjinueshme? Sepse nuk ka asnjë organizimin dhe asnjë strukturë, asnjë mekanizëm, për t’i qëndruar në krah të fshatit.
Ndaj vota e 23 qershorit ka një kuptim shumë të qartë; Kush e do pushtetin në qafë ta mbajë akoma dhe është i kënaqur ta mbajë e ta paguajë me mund e me gjak mbajtjen në qafë të pushtetit le të votojë Saliun. Kush do një qeveri në krah, që hallet tuaja të jenë dhe hallet tona, dhe problemet tuaja të jenë dhe problemet tona, punët tuaja të jenë dhe punët tona votoni Patinë Socialiste dhe kështu do të ndodhë.
Pyetje: Na mbyt gjithmonë Shkumbini, ky është problemi këtu
Ajo që i është bërë sistemit të mbrojtjes nga uji në këto vite është një krim. Unë e përsëris, këtu dallon jetesa në një shtet nga jetesa në natyrë. Kur nuk je i mbrojtur nga uji, kur uji s’të vjen në parcelë, kur s’ke ujë për të pirë, dhe me shiun e parë përmbytesh çfarë është? S’ke shtet! Është përgjigje elementare. Këtu janë shkatërruar pritat dhe vjen lumi dhe futet në shtëpi. Për të mos llogaritur çfarë është bërë më lumenjtë vet, gërryej këtu, merr zhavorr atje, pa kontroll, pa asnjë kriter, pa asgjë vetëm merr, merr, merr dhe erozion nga të katër anët. Pyjet po po shkatërrohen, u ka rënë sëpata. Shkurt fjala ne duhet dhe do të këmbëngulim shumë fort në një politikë të re për ujin, që do të thotë do ndërtojmë skemën e qartë për të çuar ujin në parcelë për të çuar ujin në rubinet, për t’ju dhënë mundësi që të gjithëve për të shfrytëzuar këtë pasuri të madhe që është uji dhe për tu mbrojtur nga uji.
Pyetje: Komuniteti ynë, si gjithë Shqipëria, ka një problem madhor që është rendi dhe siguria, kanë frikë për vjedhjet e shtëpive. Çfarë masash do merren?
Ne kemi qenë shumë të habitur, të them të drejtën, para disa muajsh, kur në një nga anketimet tona të opinionit publik kemi vënë re që çështja e krimit dhe e pasigurisë është e vendosur në krye të shqetësimit të popullit. Sigurisht që, njerëzit kanë shumë shqetësim varfërinë, papunësinë, shërbimet, por tani është shtuar dhe ka dalë në krye problemi i mbrojtjes nga rreziku, që i kërcënohet çdo njeriu, çdo shtëpie, çdo prone që është dalja e krimit komplet nga kontrolli. Që nga krimi i rrugës deri te krimi i organizuar, totalisht jashtë kontrollit. Madje, është krimi që kontrollon ministrinë e brendshme dhe jo ministria e brendshme që kontrollon krimin. Është krimi që dikton çfarë bën kupola e ministrisë së brendshme dhe jo kupola e ministrisë së brendshme që dikton çfarë duhet bërë në luftën kundër krimit. Këtë nuk e themi ne. Këtë e thonë raportet ndërkombëtare. Edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, thotë qartësisht që lidhja e zyrtarëve të lartë me krimin e organizuar të lartë është një problem që pengon zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit. E, sigurisht kur flasim për zyrtarë të lartë të lidhur me krimin e organizuar fillon nga ministria e brendshme. Krimi cenon jetën e çdo familjeje, ju e ndjeni po shifrat janë alarmante. Janë dyfishuar vjedhjet e shtëpive, që do të thotë që fukarallëku dhe uria shtyn shumë njerëz drejt këtij kriminaliteti ordiner. Janë trefishuar grabitjet me dhunë të individit dhe të pronës. Kulmi, janë katërfishuar vrasjet dhe plagosjet. Ju e dini mirë në qoftë se kërcënohesh nga një rrezik, në qoftë se të kërcënojnë vajzën, djalin, pronën, a në qoftë se të afrohet rreziku afër i rrugaçërisë dhe i krimit nuk të shkon mendja të marrësh në telefon policinë, sepse po t’i biesh telefonit të policisë ke muzikë në krahun tjetër, menjëherë të organizohesh me vëllazëri, me fqinj, me të fortët e lagjes, me fis, me kushërinj dhe krijon njeriu çetën e vet që të mbrohet. Pa llogaritur këtu që është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme shitja e çifteve. Njerëzit blejnë çifte për t’u mbrojtur në fshat sidomos edhe mbrojnë shtëpinë me turne, si ne që bënim dezhurn ushtarak kur ishim në shkollë atëherë. Për t’u mbroj nga se?! Për t’u mbrojtur nga mungesa e shtetit. S’ka shtet! Se normalisht aty ku ka shtet, shteti për këto duhet, shteti për këtë është krijuar. Kur shteti nuk i bën këto detyra për çfarë flasim. Ne e dimë shumë mirë pse ka ndodhur, ka ndodhur, sepse qeveria e ka braktisur popullin, e ka braktisur detyrën. I thotë vetes qeveria e Republikës, flasin gjithë ditën për popullin dhe ditë-natë punojnë vetëm për përfitimet e tyre. Kjo ka shkuar nga lart-poshtë.
Ristrukturim të policisë duke i dhënë uniformën njerëzve të aftë për të bërë punën e policisë së shtetit. Rivendosja e moralit qeverisës dhe e qeverisë në krah të njerëzve, jo në qafë të popullit. Një program i qartë riorganizimi dhe aksioni dhe 300 ditët e para luftë ballë për ballë, pa asnjë tolerancë dhe kompromis me krimin për të rivendosur rendin dhe ligjin. Ne duam që një orë e më parë të arrijmë në një pikë, që kush prek një shqiptar të zakonshëm të konsiderohet prekje e Republikës së Shqipërisë, e shtetit shqiptar dhe kush e prek të përballet me Policinë e Shtetit, jo me fisin. Kush prek pronën e një familje ose pronën e përbashkët, po kështu të përballet me
Policinë e Shtetit, të përballet me ligjin. Këtë duam të arrijmë ne dhe drejt këtij qëllimi do të punojmë ditë - natë për të arritur një orë e më parë pas 23 qershorit.
Pyetje: Jam e diplomuar në fakultetin Juridik prej 4 vjetësh, titulluar jurist dhe formalisht avokat. Jo pa qëllim bëra këtë prezantim të detajuar, por e ndjej si detyrim moral që të përfaqësoj mijëra të rinj që arrijnë që të kenë një diplomë në xhep dhe nuk kanë një punë. Pyetje është tepër konkrete, kush është mekanizmi juaj konkret, pa i dhënë nuancat elektorale, që subjekti juaj politik ka menduar në kuadër të reformës ekonomike, që kam përshtypjen që papunësia e të rinjve duhet të jetë një ndër strumbullarëve kryesorë që duhet të vijë në funksion të të gjithë reformave të tjera.
Një gjë është e sigurt që, ne nuk jemi në këtë fushatë për të treguar përralla, apo për të bërë propagandë anti. Sigurisht, ne e nënvizojmë sa herë është e nevojshme sesa e rrezikshme është për Shqipërinë dhe për çdo familje që të vazhdojë të mbështesë PD-në, që është katandisur në një parti familjare dhe kryeministrin që ka braktisur detyrën tërësisht. Ne jemi të fokusuar tek shpjegimi i rrugës sonë bazuar mbi programin. Kjo e papunësisë rinore është ndoshta plaga më e tmerrshme dhe plaga më e vështirë për të shëruar, por kurimi i saj fillon nga arsimi profesional.
Unë besoj që pas pabesisë së skemave piramidale, pabesia më e madhe në histori që ju bë këtij populli, duke i thënë që ka një mënyrë për t’u bërë i pasur pa punuar, merreni gjithë çfarë keni çojani Sudes dhe ju pini kafe, bëni muhabet dhe lekët ju vijnë të shtuara, kjo është pabesia tjetër e madhe që në vend se qeveria të përballej që në fillim me papunësinë rinore që është një plagë e tmerrshme, i tha të gjithëve shkoni në universitet. Hapi gjithë dyert e universiteteve, dritare, çati, bodrume. Auditorët janë si mitingje nga mbingarkesa. Mitingje me turne. Nga ana tjetër shtoi në mënyrë kriminale universitetet private, jo se ne jemi kundër universiteteve private, por pa asnjë cilësi, pa asnjë standard, pa asnjë kontroll vetëm fabrika që me paratë e popullit prodhojnë diploma pa vlerë. Nuk i dha një alternativë tjetër të rinjve. Ne duam që të rinjtë të kenë dy rrugë, jo një. Kush e meriton, jo të gjithë pa përjashtim kush të dojë, por kush e meriton dhe kush dëshiron në bazë të një konkurrence të lirë dhe të një vlerësimi të meritës të vazhdojë universitetin dhe të shkojë drejt diplomimit të plotë. Ndërsa të tjerët të kenë zgjedhjen në zanat.
Kemi krahun më të pakualifikuar të punës në Ballkan, në Europë nuk diskutohet. Në qoftë se ne nuk fillojmë menjëherë me hapjen e shkollave të mesme bujqësore që t’i japim mundësi të rinjve që të bëhen zanatçinj dhe t’i shkojnë afër familjes, nënës, babës dhe të vazhdojnë punën me tokën, ne do humbasim përfundimisht edhe kaq sa kemi në fshatin. Prandaj duhet urgjentisht të ndërtojmë arsimin profesional.
Shkop magjik ne nuk kemi. Përralla ne nuk tregojmë. Përralla hap televizorin, gjyshi atje me atë jelekun dhe dëgjo që do të punësohen të gjithë. Pa pikën e turpit i thotë popullit kemi hapur 200 mijë vende të reja pune dhe do të hapin edhe 250 mijë të tjera, ndërkohë që INSTAT që varet drejtpërdrejtë nga kryeministri thotë që kanë humbur 51 mijë vende pune nga 2009, jo që janë hapur të reja.
Për ata që e kanë diplomën, unë shoh dy rrugë; Njëra është në ripërtëritjen e sektorit publik, për t’ju dhënë mundësi të gjithëve që të konkurrojnë për në administratë, për mësues dhe në rritjen e sektorit privat. Sa më shumë të zhvillojmë sektorin privat duke rritur investimet prodhuese aq më shumë do të ketë nevojë për persona të kualifikuar si ju. Ndërkohë që, në sektorin publik do të bëjmë çmos që të kemi konkurrencë dhe të marrim njerëzit që e meritojnë dhe që mund të japin kontribut për shtetin ashtu siç duhet, duke i dhënë fund robërisë politike; Që futu në punë se je i joni dhe punë e madhe se s’bën punën e shtetit, por kur ne të kërkojmë për miting duhet të vish atje dhe duke hapur një kapitull normal që njerëzit sipas meritës të mund të punësohen.
Pyetje: Për 8 vjet Partia Demokratike nga 60 e çoi 65 pensionin. Kam 40 vjet punë. Më bë një vizitë do 60 mijë lekë. Shëndetësia është përtokë për mua. Nuk ka mundësi të vizitohem, jo vetëm unë. Edhe ai që ka librezë shëndetësie do i marri ilaçet dhe po nuk pagoi 5 lekë nuk bën analiza.
Ju e dini më mirë se unë, më mirë se ne që jetojmë në qytet dhe në të gjitha rastet nuk jemi në kushtet tuaja që të sëmuresh sot është një hall shumë më i madh sesa të jesh i sëmurë. Saliu e ka të thjeshtë thotë kush nuk ka lekë të mos sëmuret. Edhe kjo në fakt funksionon. Pse do sëmuresh kur s’ke lekë?! Po puna është që sëmundja nuk të pyet dhe vjen.
Ne kemi bërë një analizë të kësaj historie dhe çfarë na rezulton. Na rezulton që sistemi i ndërtuar mbi parimin që kush është në punë paguan lekë, merr librezën dhe shkon pastaj kurohet nuk funksionon, sepse këtu jo vetëm që janë një milion të papunë, por po të shikosh totalin e parave që harxhohen për shëndetin në vit në Shqipëri janë 800 milionë dollarë. Nga këto 800 milion dollarë vetëm 7% i shkojnë sistemit nga sigurimet. 33% nga taksat e përgjithshme, 60% e 800 milion dollarëve del nga xhepi i popullit. Po nga xhepi i kujt?! Ja po heqim një 5% që është xhepi i të pasurve që shkojnë nëpër spitale private. Gjithë pjesa tjetër është xhepi i atyre që s’kanë lekë. Është ai xhep që mbushet për të shkuar në spital me borxhe ose duke shit çfarë ke. Ne themi që kjo shoqëri nuk mundet dot t’i thotë vetes shoqëri demokratike europiane e bazuar mbi ato vlera që na ja këndojmë shumë vetes, traditës, që ne nuk e lëmë tjetrin në baltë, se ne jemi bujar, jemi solidar, në qoftë se i përplas derën e spitalit në fytyrë një njeriu që s’ka lekë. E pra ne do ta hapim derën e spitalit për të gjithë dhe shërbimin shëndetësor do ta bëjmë falas.
Saliu thotë kjo nuk ka mundësi, kjo është komunizëm. Ai në fakt ka qenë nja 25 vjet komunist dhe jo vetëm kaq se s’është ky problemi se ka shumë njerëz që kanë qenë komunist edhe kanë qenë dhe mbeten njerëz të ndershëm. Por ai ka qenë lloji më i poshtër siç thotë Vasllav Haveli jo unë. Thotë: ‘Lloji më i poshtër i komunistit është komunisti antikomunist’. Që nuk merret vesh më se çfarë është. Është vetëm etja për pushtetin e vet.
Ne themi jo, meqë kushton shumë do ta paguajë shteti shqiptar. Ne do të ndërtojmë një institucion që quhet Shërbimi Kombëtar Shëndetësor dhe atë që sot e bën individi që shkon paguan dhe merr librezën, ky shërbim do ta bëj për të gjithë. Do ta blej shteti këtë shërbim për çdo njeri. E, kur dikush sëmuret librezën e ka atje, do shkoj do ta marrë dhe do vazhdojë procesin e kurimit. Këtë nuk e kemi mësuar nga komunistët, këtë e kemi parë dhe mësuar nga Barack Obama, e kemi mësuar nga Britani e Madhe që ka vite që e ka këtë sistem dhe nga të tjera vende që po e fusin këtë sistem në Europë dhe sidomos në vendet jo shumë të zhvilluara ku shëndetësia është e mbytur nga korrupsioni.
Ky sistem e ul ndjeshëm korrupsionin, sepse ti shkon dhe e di që për ty paguan shteti dhe nuk guxon dot doktori të thotë më jep lekët sepse ti e di
që për ty paguan dikush. Nga ana tjetër duhet reforma e spitaleve që ne t’i japim autonomi dhe t’i japim mundësi dhe spitaleve që të mund të funksionojnë dhe që t’i japim mundësi dhe mjekëve që të jenë të respektuar. Këtu vijim tek pjesa e taksave, sepse sot kemi një sistem taksimi që tani na e nxori që e paska marrë nga Bibla dhe nga Kurani, Saliu, që është një sistem taksimi që e refuzon bota demokratike. E refuzon Anglia, Amerika, Gjermania, Franca, të gjithë e refuzojnë sistemin e taksimit që kush ka më pak paguan më shumë dhe kush ka më shumë paguan më pak. Po ç’është kjo? Kjo do të thotë që një mjek, apo një infermiere të paguajë më shumë taksa sesa ministri i shëndetësisë.
Ne do ta ndryshojmë këtë gjë dhe nga sistemi ynë i taksimit të ndershëm ku kush fiton më pak do të paguajë më pak, të gjithë ata përfshi edhe infermierët dhe mjekët që kanë një rrogë nën 1.5 milionë lekë të vjetra nga polici i zakonshëm deri tek kjo, do të përfitojnë ulje të taksave dhe do të përfitojnë më shumë lekë. Mesatarja do të jetë 40 mijë lekë të vjetra në fund të muajit dhe një rrogë më shumë në fund të vitit vetëm nga ulja e taksave. Këtu për ta mbyllur këtë kapitull, dua t’ju shpjegoj se pse themi ne që do të ulim taksat për 95% të shqiptarëve dhe dua t’ju shpjegoj sesi do të përfitoni të gjithë ju nga ulja e taksave, pavarësisht se jeni në punë apo s’jeni në punë. Se ulja e taksave nuk është vetëm ulja e taksave mbi rrogën, por është edhe ulja e taksave mbi biznesin e vogël dhe mbi fitimin.
Sot biznesi i vogël paguan taksë për biznesin e vogël, paguan atë tmerrin taksën e sheshtë 10%, paguan edhe TVSH-në. Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël dhe do ta përgjysmojmë taksën e fitimit. Ndërkohë që, ju të gjithë paguani taksa, që të gjithë. Paguani taksa tek prodhimi, që taksat e prodhimit ne do t’i heqim një pjesë të madhe dhe do t’i ulim drastikisht taksa të prodhimit bujqësor, ju paguani taksa dhe tek ato që hani. Në një kile bukë ju paguani 20% taksë. Në një kokërr vezë Saliu merr 20% taksë. Nuk e merr asnjë vend i Europës së Bashkuar taksën 20% tek ushqimet bazë. Ai tregon përralla që nga kjo ulje taksash do vikan dhe do u dyndkan këtu ukrainas dhe brazilianas, një histori e pakuptueshme. Tek kilja e vajit po ashtu 20% taksë, tek mielli po ashtu, tek orizi po ashtu, tek sheqeri. Ne do t’i heqim këto taksa miqtë e mi, ushqimet bazë do të jenë pa taksën 20%, zero. Në finale, ne besojmë shumë që duke punuar bashkë krahë për krahë, duke ulur koston e prodhimit tuaja, duke
stimuluar maksimalisht prodhimin ushqimor në vend, qoftë atë që del nga toka, qoftë atë të përpunuarin, ne do ulim çmimin e ushqimit dhe do ta bëjmë më të arsyeshëm, se është e papranueshme që në mes të Europës këtu të ketë një popull që ka gjithë këtë mrekulli që i ka dhënë Zoti a natyra, uji, tokë, klimë fantastike, pozicion gjeografik fantastik, me dete, me male dhe me të gjitha dhe 9 muaj dielli e ky popull të ketë pjesën më të madhe të familjeve që nuk i japin dot një gotë qumësht përditë fëmijës. Si shpjegohet kjo? Familje që janë katandisur në rreshta kilometrikë, në radhë, për të shkuar për të shënuar emrin dhe për të marrë bukë borxh.
Në Elbasan kemi qenë me Qazim Sejdinin në një furrë buke dhe na tha ajo, tani kemi ardhur në një fazë tjetër. Nuk vijnë më të shënojnë emrin dhe të thonë më jep një bukë, po të thonë më jep tre feta bukë. Pse duhet të ndodhi gjithë kjo? Si mundet ne të kemi problem ushqimin tonë. Të mos ushqehemi dot dhe marrim importojmë gjithë llojet e ushqimeve nga jashtë dhe ne nuk arrijmë dot të prodhojmë këtu sovranitetin tonë ushqimor. Në qoftë se ne nuk realizojmë dot këtë objektiv pse jemi ne këtu, në këtë vend? Të gjithë bashkë duhet t’i qepemi këtij objektivi dhe ta realizojmë këtë objektiv që ushqimi të mos diskutohet. Familje në fshat që rropaten duke punuar dhe shkojnë marrin me listë. Dje në Korçë, në Vreshtas u çua një fermer, i kishte duart gjithë kallo, duart e tij tregonin gjithë punën e tij, tha “ja mua që më shikon, e shikon dorën time, me këtë dorë tregoj sesa punoj me këtë dorën tjetër shkoj firmos borxhet e ushqimit se mua nuk më del. E nuk ka sesi të më dali mua tha, se këtu mbjell tre herë dhe marrë gjysmën e një here prodhoj se herët e tjera vjen mi merr këneta. S’kam ca bëj, tha, do vazhdoj të insistoj këtu, por e di mirë po nuk u ndal kjo punë në fund fare unë do bëhem i pafuqishëm dhe nuk do mbjell më, do më vij këneta tek dera e shtëpisë”. Kështu që gjithë ky plan, është një plan konkret për ta kthyer përmes punës familjeve shqiptare atë mirëqenie normale që duhet të ketë çdo familje në mes të Europës.
Pyetje: Kam mbaruar mësuesi dhe shqetësimi im është punësimi. Kur kërkova punë më thanë duhet masteri e mbarova, pastaj më thanë duhet edhe një vit stazh. Punoja falas për shtetin domethënë, shpenzimet përditë nga Labinoti në Tiranë i hiqja vetë. Kur shkova tani përveç 5 mijë euroshit janë shtuar edhe 100 vota se jemi në kohë fushate. A do ketë konkurse me meritë pas 23 qershorit? Se unë jam diplomuar me 10-ta, jam e aftë në profesionin tim dhe sot të jap 5 mijë euro?
Nga këtu jeni ju?
Vajza: Nga Labinoti këtu jam. Ne mezi presim që të shkojë ndonjë nga ne atje lart, një nga Labinoti të ngrihet në pozitë. Po ata kur shkojnë atje nuk të njohin më, nuk të njohin më si labinotas. Ku ta kërkoj të drejtën time unë? Shumica e panelit këtu janë pedagogë dhe e dinë mirë problemin e mësuesisë, e dinë që po nuk pagove dhe nuk je krahu i Saliut nuk merr punë. Pse nuk jemi të krahut të Saliut do rrimë pa punë, është mëkat të jesh socialiste?
Tani ma prishe planin në ecje e sipër, se sa po mendoja t’i themi Henrit si bashkëfshatari yt që me këtë talent, me këtë diplomë që ke të të merrte në universitet. Përtej shakasë, ajo që unë do them është më e rëndësishme. Ne kemi një plan që ta përmbysim komplet sistemin e rekrutimit të mësuesve. Ka vetëm një mënyrë, të paktën sipas mendimit tonë sot në këto kushte që jemi për ta përmbysur. Është kot që ne të themi që jemi ne më të mirë,a ta janë të këqij, ne do bëjmë më mirë se jemi më të mirë. Nuk është çështje të mirësh dhe të këqijsh, por është çështje sistemi. Prandaj, ne duam që në vlerësimin e të gjithë kandidatëve për të dhënë mësim dhe të të gjithë mësuesve çdo vit të marrin pjesë prindërit. Shkolla në Labinot, ka një komunitet nxënësish dhe një komunitet prindërish. Ne do të ftojmë të gjithë prindërit sipas çdo shkolle që ta ndërtojmë këtë komunitet duke ndërtuar një asamble prindërish për shkollën dhe duke zgjedhur përfaqësues, dy tre pesë nuk ka rëndësi, që të jenë pjesë e bordit, komisionit, vlerësimit bashkë me ekspertët e qeverisë dhe pushtetit vendor për mësuesit. Të mos ketë më mësues që merren në shkollë as me lekë dhe as pa marrë mendimin e prindërve. Prindërit duhet të japin mendimin e tyre që kjo vajza bën për mësuese e fëmijës tonë dhe shumë mirë të vijë. Ky djali nuk bën për mësues dhe nuk mund të mësoj fëmijën tim. Pra, t’i fusim dhe prindërit në proces, dhe vlerësimi të jetë shumë më sipas meritës se prindërit nuk kanë interes tjetër më të madh, sesa fëmijët e tyre të arsimohen dhe të edukohen si duhet dhe të kontribuojnë për të zgjedhur mësuesin më të mirë. Kjo do bëjë që mësuesit të jenë dyfish të detyruar karshi ligjit dhe karshi punës dhe karshi komunitetit të prindërve. Prindërit po ashtu të jenë të përfshirë dhe të jenë të detyruar të marrin pjesë në procesin e ecurisë së shkollës. Të ndërtojmë një trekëndësh mësues prind qeveri qendrore dhe vendore, në mënyrë që dhe fëmijët të jenë shumë më në kujdes dhe procesi të jetë shumë më i kontrolluar. Për të mos përsëritur këtë histori që është një histori e zezë, që ata që ishin në klasën e parë në korrik të vitit 2005 dhe sot janë 15 vjeçarë që janë 57% analfabet funksional.
Ata që janë papunë, të kuptojnë se po shkuan të votojnë prapë me teserën në xhep dhe thonë se unë jam me PD nuk ka rëndësi pa punë rrijë, pa punë do mbeten. Duhet të hiqet nga puna Saliu që të futen në punë njerëzit. Se puna e tij 8 vjet ishte të punësonte njerëzit, ishte të garantonte të gjitha këto që sot mungojnë. Atëherë duhet pushuar nga puna me votë.
Është një betejë idesh, programesh dhe këndvështrimesh për Shqipërinë. Ata nuk kanë program, ata kanë rezultatet e tetë viteve që janë rezultate që nuk mund të marrin miratimin e popullit shqiptar. Ne kemi programin, ne kemi skuadrën, ne kemi gjithë vullnetin dhe gjithë dëshirën që atë program me këtë skuadër ta realizojmë. E unë ju zotohem për një gjë, siç kemi ardhur me Ben Blushin sot këtu, me Agim Lekën, Ilir Bejtjen dhe Qazim Sejdinin, ju zotohem që nuk do ta shikoni të përsëritet historia e vjetër e këtyre 8 viteve që vijnë ju thonë do bëjmë këtë rrugën, do bëjmë atë dhe do bëjmë këtë dhe ju nuk i shihni më. Ne do vijmë prapë për t’i bërë gjërat konkretisht, ty personalisht do të kërkojmë ndihmë që të na ndihmosh që gjërat t’i bëjmë ashtu siç duhet.
/Shqiptarja.com