"Kasketa" me Kastro Zizon
Starton të shtunën në Tv A1Report!

"Kasketa" me Kastro Zizon<br />Starton të shtunën në Tv A1Report!
TIRANE - Çdo të shtunë dhe të mërkurë në orën 23:00 personazhet vijnë ndryshe, siç nuk i keni parë ndonjëherë. Bëhet fjalë për emisionin më të ri në ekranin e televizionit A1Report, "Kasketa" moderator i të cilit është Kastro Zizo.

Për vetë ideatorin e emisionit i cili përmbledh zhanre të ndryshëm, fiction, reportazh, madje dhe reality show, "Kasketa" është më shumë një formë simbolike se çfarë ndodhej poshtë saj.

Por çfarë do të ndodhet poshtë kësaj kaskete, do të gjenden njerëz të këqinj, të mirë, vip, të thjeshtë? Me lirshmërinë që e karakterizon, Kastro Zizo tregon se nuk ka një definicion nesh do të jenë njerëz të thjeshtë apo jo, por thekson se në qendër do të jetë një personazh që ka diçka për të thënë.

“Kryesisht jam marrë me tematika që ne i kemi quajtur tabu. Një prej tyre do të jetë vdekja, që duket se është shumë e frikshme për njerëzit. Nëse e nisim me vdekjen pastaj shkojmë tek jeta”, shprehet Kastro.

Duke mos zbuluar të ftuarin e parë të emisionit “Kasketa” dhe duke tentuar njëkohësisht të surprizojë publikun, Kastro thotë se në puntatën e parë do të jetë një miku i tij, show man edhe ai. “Deri në 40 minuta me kalimin e saj kam qëllim ta çoj në një format tipik reality”, tregon moderatori i emisionit më të ri në Tv A1Report, Kastro Zizo.

kastro zizo studio mira kazhani
(Foto, Kastro Zizo dhe gazetarja Mira Kazhani në studion e lajmeve të televizioni A1Report! i ftuar për të rrëfyer idenë e emisionit "Kasketa")

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?