"Kastrioti" drejt shkatërrimit, ekipi
mbetet vetëm me dy futbollistë

"Kastrioti" drejt shkatërrimit, ekipi<br />mbetet vetëm me dy futbollistë
KRUJE- Ekipi i futbollit “Kastrioti” i qytetit të Krujës që qëndroi mbi një dekadë radhazi në kategorinë superiore, tashmë është shpërbërë tërësisht. Ekipi ra nga kategoria në përfundim të kampionatit 2013-2014. Menjëherë pas kësaj disfate, lojtarët u larguan në mënyrë masive dhe sot kanë mbetur vetëm 2 lojtarë gjithsej.
 
Në një kohë që ekipet e tjera po përfundojnë programin stërvitor dhe po presin fillimin e kampionatit 2014-2015, “Kastriotit” i ka mbetur vetëm emri. Ai nuk ka ekip dhe klubi është në rënie të lirë, pasi përveç lojtarëve nuk ka as trajner dhe as drejtues klubi.
 
Si pasojë ky ekip nuk mund të marrë pjesë në kampionatin që do të fillojë së shpejti.
 
Por asnjë përgjigje nuk vjen nga pushteti vendor lidhur me këtë çështje, ndërsa parashikohen edhe protesta kundër kësaj situate.
 
Sipas opinionit krutan, kjo rënie nga kategoria në ekipin “Kastrioti” ka ardhur si pasojë e trukimit dhe shitjes së ndeshjeve nga drejtues të ekipit dhe klubit.
 
Ndërkaq, sportdashësit krutanë i drejtohen qeverisë dhe federatës shqiptare të futbollit që të marrë masat e duhura e të ndërhyjnë urgjentisht.

Redaksia Online
(e.s/g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur