"Kryeministri Rama duhet të kërkojë
njohjen e Kosovës nga Serbia"

"Kryeministri Rama duhet të kërkojë<br />njohjen e Kosovës nga Serbia"
Përfaqësues të Partive politike në Kosovë dhe analistë mendojnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës së tij në Beograd me 22 tetor, duhet ta ketë në agjendë edhe Kosovës, e sidomos njohjen e Kosovës nga Serbia.

Megjithatë, ka edhe të tjerë të cilët e kundërshtojnë vizitën e Ramës në Beograd, siç është Vetëvendosje, e cila shprehet kundër duke vlerësuar se së pari Serbia duhet të kërkoj falje për krimet e bëra në Kosovë.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi thotë se fqinjësia e mirë është një ndër kushtet për integrimin e vendeve të rajonit në BE dhe gjithçka që shkon në këtë agjendë dhe gjithçka që lidhet me këtë rrugë është e mirëseardhur.

Nga ana tjetër analisti Artan Muhaxhiri thotë se Rama do ta shfrytëzoj këtë rast për të kërkuar njohje të Kosovës nga shteti serb. Sipas Muhaxhirit, Rama është shndërruar në një lider të rajonit, gjë që u pa edhe në konferencën në Gjermani, ku kancelarja gjermane, Angela Merjkel e kishte krah të djathtë në zhvillimin e asaj konference dhe ishte në fokus të saj.

Kryeministri  Edi Rama, tashmë e ka konfirmuar se me 22 tetor do të vizitoj Beogradin, me ftesë të homologut të tij, Aleksandër Vuçiç.
 
 

Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot