"Kur Hrushovi kaloi pranë fshatit
tonë"  i Aliçka promovohet në Çeki 

"Kur Hrushovi kaloi pranë fshatit<br />tonë"  i Aliçka promovohet në Çeki 
Biblioteka “Václav Havel Library”, organizon më 22 tetor 2015, në ora 19.00 promovimin e librit “Kur Hrushovi kaloi pranë fshatit tonë” të shkrimtarit të mirënjohur shqiptar Ylljet Aliçka, me temë: “Të mendojmë, të punojmë, të jetojmë si revolucionarë”, me pjesëmarrjen e kritikës dhe medias çeke.

Gjatë natës do të mbahet edhe lexim nga vepra, ndërsa libri do të prezantohet nga Ambasadori Shqiptar në Ceki, Riza Poda. Nata do të modelohet nga Hana Tomkova. Tregimet e shkurtra të Aliçkës sjellin në retrospektivë jetën dhe përditshmërinë shqiptare, komunizmin dhe kolapsin. Autori tregon eksperiencën e tij në shtetin i cili në krahasim me shtetet tjera evropiane kaloi në regjime të ndryshme, në zhvillimet politike të rrepta dhe ideologji të llojllojshme.

Të lexosh letërsi në vitet e ‘80 në Shqipëri ishte e ndaluar, shumë autorë ishin të ndaluar nga shteti dhe u futën në listën e zezë të shtetit.  

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror