Në garën e 130 vendeve të botës “Global Start Up Battle”, Kosova me “Lahuta e Malcis’”, synon vendin e parë në botë. Brenda pesë ditëve të para të konkursit, sipas votave përmes Facebook, loja për paisje mobile, e motivuar nga Kryevepra e Gjergj Fishtës, ka për personazh Ali Pashë Gucinë, përkatësisht udhëtimin e tij prej Gucisë në Pejë për t’u takuar me Haxhi Zekën, e punuar në teknikën 3D, mban vendin e parë dhe nëse gjen përkrahjen e votuesve mund të perfundoj në vendin e parë edhe në përfundim të konkursit.

Ali Pashë Gucia, personazhi i kompanisë "XiiiK", e udhëhequr nga studentët e Kosovës: Leart Zogiani dhe Bardh Lohaj, ka gjasa reale të zgjidhet kryevepra e konkurencës më të madhe në botë të bizneseve fillestare (startups).

“Lahuta e Malcis’” në "Global Start Up Battle",është duke garuar me perfaqësuesit e 130 vendeve, në prodhimin e video lojrave artistike 3 D. "XiiiK", më herët, ka fituar vendin e parë në AppCamp Kosova dhe ka hyrë fituar pjesëmarrjen në Mobile Ëorld Congress, që do të mbahet në shkurt 2012 në Barcelonë.

Autori përmes kësaj vepre të motivuar nga “Lahuta e Malsisë” së Gjergj Fishtës i ofron tregut ndërkombëtar njohjen me kulturën, traditën, historinë, armët, veshjen, gjeografinë e shqitparëve.

Për të ndihmar këtë synim, “XiiiK” ka nevojë për më shumë vota. Të interesuarit, mund të shohin reklamën për Lahutën e Malsisë dhe mund të votojnë, për mes Facebook, në këtë këtij linku. KLIKONI KETU

(Gre.M/Shqiptarja.com)