"Lufta e tretë  botërore zhvillohet 
 në internet, ISIS mund ta fitojë"

"Lufta e tretë  botërore zhvillohet <br /> në internet, ISIS mund ta fitojë"
Ekspertët paralajmërojnë se Lufta e tretë  botërore zhvillohet në internet dhe Isis mund ta fitojë atë.
 
Në një artikull të shkuar për International Business Times, John McAfe ekspert kibernetik shprehet: “Askush nuk mund të parashikojë të ardhmen. Ne mund të bëjmë supozime ose, me shumë kujdes, mund të shqyrtojmë mundësitë e ndryshme dhe skenarët. Por, për një skenar të luftës kibernetike ne jemi mjerisht të papërgatitur -madje edhe të pambrojtur.”

Sipas John McAfee lufta e Tretë Botërore do të ketë si fushë beteje internetin –një luftë për të cilën militantët e Shtetit Islamik janë të gatshëm, ndërsa Perëndimi nuk është i përgatitur akoma.

Ekspert McAfee i sigurisë kibernetike, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi janë përgatitur vetëm për luftën tradicionale, jo për luftën në internet. “Arsenali i plumbave, bombave, tankeve, anijeve, raketave dhe aftësitë tona bërthamore do të jenë të padobishëm në luftërat e ardhshme” , -ka thënë eksperti John McAfee.

Eksperti gjithashtu ka shtuari: “Nëse nuk jemi në gjendje të mbrojmë rrjetet tona, gjithçka që lidhet me to mund të infiltrohet nga piratët kibernetikë. Në botën tonë moderne këtu përfshihen rrjeti i energjisë, i centraleve bërthamore, aeroplanët, makinat dhe e gjithë infrastruktura jonë financiare.”

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)